Rrahje masive në Burgun e Idrizovës, MPB doli me detaje
Drejtori i burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski, e ka konfirmuar ngjarjen nga videoja që nga pasditja e djeshme është shpërndarë nga disa media dhe e cila tregon se në oborrin e burgut të Idrizovës është një grup, i cili vazhdon me përleshje, transmeton Portalb.mk. Jovanovski tha për TV 24 se situata të tilla janë të […]
Drejtori i burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski, e ka konfirmuar ngjarjen nga videoja që nga pasditja e djeshme është shpërndarë nga disa media dhe e cila tregon se në oborrin e burgut të Idrizovës është një grup, i cili vazhdon me përleshje, transmeton Portalb.mk.
Jovanovski tha për TV 24 se situata të tilla janë të përditshme në burg dhe informon se një polic që ka tentuar t’i qetësojë të burgosurit është lënduar lehtë.
Siç thotë Jovanovski, problem serioz në institucionet penale mbetet mbipopullimi i burgjeve.
“Më 26.06.2024 në ora 13.10 në SPB Shkup nga Burgu i Idrizovës kanë lajmëruar se rreth ores 10.30 në reparti e mbyllur ambulantor, rendi dhe qetësia publike janë prishur nga një përplasje fizike mes disa personave të dënuar, gjatë së cilës ka pësuar lëndime E.M (26), derisa S.D(43) dhe S.M(29) kanë marrë lëndime nga një mjet i mprehtë, me të cilën janë dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për të marrë trajtim mjekësor. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, bëjnë të ditur nga Minitria e Punëve të Brendshme.
Sot (27.06.2024) gjithashtu, në Shkup është privuar nga liria nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor Qendër A.S (26) nga Shkupi, i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale kërkohej për arratisje nga burgi i Idrizovës. A.S. është dënuar me pesë vjet e tetë muaj burg nga neni 236 i Kodit Penal. Ai do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent.
Kujtojmë se një i dënuar me burg në Burgun e Idrizovës – Shkup, më 31 maj ka lënduar rëndë një të dënuar tjetër. Ai e ka sulmuar fizikisht në burg me grushte dhe shkelma dhe viktima ka ndërruar jetë më 22 qershor nga plagët e rënda që ka marrë.