Rrëfimi emocionues i Leos për linjën e jetës – nga fëmijëria e deri te aksidenti që për pak sa nuk ia mori jetën

Edhe pse nuk kishte Prime, Leonardo Gashi ka bërë mbrëmjen e djeshme (e hënë) rrëfimin për jetën e tij. Ai ka folur për fëmijërinë, periudhën më të bukur të jetës, sfidat me të cilat u përball si një fëmijë shqiptarë në Gjermani e deri te një aksident që pësoi, i cili për pak sa nuk […]

Jan 14, 2025 - 15:00
 0  4
Rrëfimi emocionues i Leos për linjën e jetës – nga fëmijëria e deri te aksidenti që për pak sa nuk ia mori jetën

Edhe pse nuk kishte Prime, Leonardo Gashi ka bërë mbrëmjen e djeshme (e hënë) rrëfimin për jetën e tij.

Ai ka folur për fëmijërinë, periudhën më të bukur të jetës, sfidat me të cilat u përball si një fëmijë shqiptarë në Gjermani e deri te një aksident që pësoi, i cili për pak sa nuk ia mori jetën.

Leo ka folur edhe për djalin e tezes, që vuan nga një sëmundje e rëndë, e që ka një raport shumë të ngushtë me të.

Ndër të tjerash, këngëtari ka zbuluar se kishte tri lidhje përpara se të hynte në këtë format.

Njëra nga këto marrëdhënie i zgjati më shumë se dy vjet, por që ishte tejet toksike.

I njëjti theksoi se dëshiron të ndjekë ëndrrën për muzikë, si një gjë që di të bëjë më mirë.

Banori në rrëfim përmend edhe Lelën, për të cilën thotë se është gati të kalojnë pjesën tjetër bashkë.

Pas rrëfimit prekës, ai u surprizua me një lidhje direkte nga motra dhe vëllai që ndodhen në Gjermani, ku u shprehën se janë ‘shumë krenarë me të’.