Rreth 10 mijë vende të lira pune në Maqedoninë e Veriut, sipas ESHS-së

Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut në raportin për tremujorin e dytë të vitit 2024, ka raportuar 9 726 vende të lira pune, transmeton Portalb.mk. “Në tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.95 %. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka […]

shtator 3, 2024 - 03:00
 0  7
Rreth 10 mijë vende të lira pune në Maqedoninë e Veriut, sipas ESHS-së
Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Qendra për Punësim Tetovë. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut në raportin për tremujorin e dytë të vitit 2024, ka raportuar 9 726 vende të lira pune, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2024, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.95 %. Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka nga 3.68 % në sektorin I – Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, derisa shkallën më të ulët e ka sektori О – Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm i cili është 0.00 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Më së shumti vende të lira pune ka te sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë për riparimin e automjeteve dhe motorçikletave (2 792) dhe industria përpunuese (2 329).

“Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 543, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh”, raportoi Enti.