Rrëzimi i çatisë së Komunës së Prishtinës, arrestohen dy persona

Ditë më parë erërat e forta fluturuan kulmin e një objekti komunal të Komunës së Prishtinës në kryeqytet. Si pasojë e kësaj mbeti e lënduar rëndë, Elza Ujkani, e cila në QKUK iu nënshtrua edhe ndërhyrjeve mjekësore, shkruan lajmi.net. Sot, Prokuroria e Shtetit me një komunikatë për media njoftoi se ka ndaluar dy persona që […]

Jan 22, 2024 - 19:00
 0  7
Rrëzimi i çatisë së Komunës së Prishtinës, arrestohen dy persona

Ditë më parë erërat e forta fluturuan kulmin e një objekti komunal të Komunës së Prishtinës në kryeqytet.

Si pasojë e kësaj mbeti e lënduar rëndë, Elza Ujkani, e cila në QKUK iu nënshtrua edhe ndërhyrjeve mjekësore, shkruan lajmi.net.

Sot, Prokuroria e Shtetit me një komunikatë për media njoftoi se ka ndaluar dy persona që lidhen me rastin.

Njëri nga ta është një zyrtarë i Komunës së Prishtinës ndërsa tjetri është i kompanisë kontraktuese që kishte përfunduar punimet e kulmit.

Njoftimi i plotë:

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohen dy persona të dyshuar në rastin e rënies së çatisë së Komunës së Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik lidhur me rastin e rënies së çatisë të objektit të Kadastrit të Komunës së Prishtinës, më 18.01.2024, ku si pasojë e kësaj ngjarjeje mbeti e lënduar rëndë një qytetare e Republikës së Kosovës dhe gjendja e saj shëndetësore mbetet ende kritike, si dhe në këtë ngjarje u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, me ç’ rast në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B.

Po ashtu, ju njoftojmë se nga ana e Prokurorit të Shtetit është angazhuar eksperti gjyqësor nga lëmia e ndërtimtarisë në këtë çështje penale, në të cilën po vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me institucionet relevante.