Rritet frekuenca në kufi: Pritje deri në 30 minuta në Tabanoc dhe Bogorodicë
Për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve në pikat kufitare, pritjet për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut janë shtuar. Nga LAMM (Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë) njoftojnë se The post Rritet frekuenca në kufi: Pritje deri në 30 minuta në Tabanoc dhe Bogorodicë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve në pikat kufitare, pritjet për hyrje dhe dalje nga Maqedonia e Veriut janë shtuar. Nga LAMM (Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë) njoftojnë se mëngjesin e sotëm, në pikën kufitare Tabanocë për hyrje dhe në pikën kufitare Bogorodicë për dalje, koha e pritjes arrin deri në 30 minuta.
“Në pikën kufitare Tabanocë për hyrje dhe pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 30 minuta,” informoi LAMM.
Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, trafiku zhvillohet pa pritje të gjata, ndërsa qarkullimi në rrugët shtetërore është i rregullt.
“Në pikët e tjera kufitare, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi,” thekson LAMM në raportin e mëngjesit.
Sipas të dhënave, intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është rritur, veçanërisht për shkak të sezonit turistik dhe fluksit të lëvizjeve drejt dhe nga Greqia, Shqipëria dhe Kosova.
Trafiku po zhvillohet në kushte të mira, në rrugë të thata, por autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.
“LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve,” thekson njoftimi.
Veçanërisht, kujdes i shtuar kërkohet në seksione rrugore ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut, si:
- Katllanovë – Veles
- Mavrovë – Dibër – Strugë
- Vinicë – Berovë
- Koçan – Delçevë
LAMM apelon drejtuesit e mjeteve që të planifikojnë udhëtimin duke marrë parasysh kohën e pritjes në kufi dhe gjendjen në rrugët malore dhe rrugët përmes grykave dhe luginave.
The post Rritet frekuenca në kufi: Pritje deri në 30 minuta në Tabanoc dhe Bogorodicë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
