Rritja e rrogave në arsimin e Maqedonisë së Veriut, temë e diskutuar ndërmjet sindikatave dhe kryeministrit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot u takua me përfaqësuesit e sindikatave në Maqedoninë e Veriut, ku ndër të tjera u diskutua edhe për rritjen e rrogave në arsimin fillor dhe të mesëm, transmeton Portalb.mk. Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkov. Ai […]

shtator 30, 2024 - 22:00
 0  6
Rritja e rrogave në arsimin e Maqedonisë së Veriut, temë e diskutuar ndërmjet sindikatave dhe kryeministrit
Denarë, foto nga Meta.mk

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot u takua me përfaqësuesit e sindikatave në Maqedoninë e Veriut, ku ndër të tjera u diskutua edhe për rritjen e rrogave në arsimin fillor dhe të mesëm, transmeton Portalb.mk.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkov. Ai sqaroi që në takim u disktua për sttusin social të të puënsuarve në arsim.

“U diskutua që sa më shpejtë të konfirmohet dhe nënshkruhet marrëveshja kolektive për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Pritet që sa më shpejt të dilet me qëndrimet e harmonizuara nga të dyja palët, për çka qytetarët do të informohen. Jemi të bindur se anëtarët e SASHK-ut do të jenë të kënaqur prej rezultatit të negociatave”, deklaroi Nedelkov.

Zbatimi i reformave në arsim, ishte një nga sfidat që u diskutua në këtë takim, ku morën pjesë edhe disa ministra tjerë të Qeverisë së RMV-së.

“U diskutua edhe për strategjinë afatgjatë dhe dinamikën e rritjes së rrogave në arsimin fillor dhe të mesëm, ashtu që të punësuarit do të marrin vendin e merituar në shoqëri”, deklaroi Nedelkov.

Kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit paralajmëroi marrjen e vendimeve të mira për përmirësimin e gjendjes të të punësuarve.

“Në takim kemi biseduar për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, gjendjen në arsim, shkencë dhe kulturë, marrëveshjen kolektive si dhe gjendjen me rrogat dhe tendencën tonë që ata të rriten në përputhje me mundësitë reale ekonomike”, deklaroi Mickoski.

Ndryshe, në ribalancin e buxhetit për vitin 2024 nuk është paraparë as paga minimale më të larta, për çka kanë reaguar edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), ndërkohë Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) më 23 shtator njoftoi se i ka dhënë një javë afat Qeverisë së Maqedonisë së Veriut të ulet për të biseduar rreth rritjes së rrogave, duke paralajmëruar radikalizim të masave sindikale.