Rritje e numrit të fëmijëve të regjistruar në arsimin parashkollor në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 është regjistruar rritje e numrit të fëmijëve që ndjekim procesin edukativ në arsimin parashkollor deri në moshën 6 vjeç, transmeton Portalb.mk. “Numri i përgjithshëm i fëmijëve në institucione për përkujdesje dhe edukim për fëmijë – çerdhe për fëmijë/qendra për zhvillim të hershëm është 37 804 fëmijë, që paraqet […]
Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2023 është regjistruar rritje e numrit të fëmijëve që ndjekim procesin edukativ në arsimin parashkollor deri në moshën 6 vjeç, transmeton Portalb.mk.
“Numri i përgjithshëm i fëmijëve në institucione për përkujdesje dhe edukim për fëmijë – çerdhe për fëmijë/qendra për zhvillim të hershëm është 37 804 fëmijë, që paraqet rritje për 5.2 % në krahasim me vitin 2022”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në vitin 2023 janë regjistruar 117 institucione për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve, apo 4 institucione më shumë sesa në vitin 2022.
Arsimi parashkollor është i organizuar në grupe të ndryshme, si grupi i fëmijëve deri në 2 vjet, fëmijët nga 2 vjet deri në nisjen e shkollës, grupet e kombinuara, grupet e fëmijëve me pengesa në zhvillim etj.
Në 117 institucionet për përkujdesje, janë të punësuar gjithsej 5 229 qytetarë, prej tyre 4 823 janë gra.