Rritje e prodhimit industrial në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë në disa sektorë ka pasur ulje
Në disa sektorë të industrisë së Maqedonisë së Veriut është regjistruar rritje e prodhimit, ndërkohë në disa tjerë ka pasur rënie, ashtu që në përgjithësi kemi rritje të prodhimit për 5.2 përqind, transmeton Portalb.mk. “Prodhimi industrial në mars të vitit 2025 është rritur për 5.2 % krahasuar me muajin mars të vitit 2024”, raportoi Enti […]


Në disa sektorë të industrisë së Maqedonisë së Veriut është regjistruar rritje e prodhimit, ndërkohë në disa tjerë ka pasur rënie, ashtu që në përgjithësi kemi rritje të prodhimit për 5.2 përqind, transmeton Portalb.mk.
“Prodhimi industrial në mars të vitit 2025 është rritur për 5.2 % krahasuar me muajin mars të vitit 2024”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke shtuar se në tremujorin e parë të këtij viti ka rritje për 2 përqind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Te sektori i Industrisë përpunuese, rritja ka ardhur kryesisht për shkak rritjet së prodhimit te produktet e duhanit, letrës, metaleve, mineraleve jometalike, pajisjeve elektrike, etj.
“Prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit mars të vitit 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rënie nga 1.5%, ndërsa në sektorin Industria përpunuese shënon rritje 4.8%, kurse në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje nga 12.9 %”,raportoi Enti.