Rrjetet e organizatave për të Drejtat e Njeriut letër Osmanit dhe Konjufcës: Po rrezikoni demokracinë

Refuzimi i Raportit Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2022 nga ana e Kuvendit të Kosovës ka ngritur shqetësim tek Rrjeti Evropian për të Drejtat e Njeriut. Ata madje i janë drejtuar me një letër presidentës së vendit, Vjosa Osmanit, ku i bëjnë thirrje që të garantojë respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rajonale të […]

qershor 9, 2024 - 20:01
 0  5
Rrjetet e organizatave për të Drejtat e Njeriut letër Osmanit dhe Konjufcës: Po rrezikoni demokracinë
rrjetet-e-organizatave-per-te-drejtat-e-njeriut-leter-osmanit-dhe-konjufces:-po-rrezikoni-demokracine

rrjetet-e-organizatave-per-te-drejtat-e-njeriut-leter-osmanit-dhe-konjufces:-po-rrezikoni-demokracine

Refuzimi i Raportit Vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2022 nga ana e Kuvendit të Kosovës ka ngritur shqetësim tek Rrjeti Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Ata madje i janë drejtuar me një letër presidentës së vendit, Vjosa Osmanit, ku i bëjnë thirrje që të garantojë respektimin e standardeve ndërkombëtare dhe rajonale të zbatueshme për institucionet kombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe organet e barazisë si Avokati i Popullit.

Me të njëjtën letër, i janë drejtuar edhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës.

“Përputhja e plotë me parimet e Parisit dhe organet e pavarura të Barazisë janë shtylla e të Drejtave të Njeriut, demokracisë dhe shtetit të së Drejtës, të cilat luajnë një rol vendimtar në sigurimin e zbatimit të të drejtave themelore në nivel kombëtar. Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së i njohin këto institucione si akterë themelorë për balancimin e pushteteve në vend dhe për garantimin e respektimit të shtetit të së Drejtës, demokracisë dhe të drejtave themelore”, thuhet ndër të tjera në letër e Rrjetit Evropian për të Drejtat e Njeriut.

Tutje në këtë letër thuhet se legjislacioni i Institucionit të Ombudspersonit të Kosovës përfshinë dispozita që raporti vjetor të prezantohet dhe diskutohet në seancën plenare të Kuvendit.

“Refuzimi i raportit përbën precedent shqetësues për ndërhyrje të padrejtë në gjetjet dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit. Është gjithashtu shqetësuese për besimin e publikut në institucionin, i cili luan një rol vendimtar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të individëve në Kosovë dhe aktualisht gëzon një nivel shumë të lartë të besimit dhe vlerësimit popullor”, thuhet në letër.

Në letrën e Rrjetit Evropian për të Drejta të Njeriut theksohet se një nga kërkesat themelore të Parimeve të Parisit është që një Institucion Kombëtar i të Drejtave të Njeriut duhet të jetë në gjendje të veprojë i pavarur nga ndërhyrjet politike. Më pas përmenden edhe parimet e Venecias, ku theksohet se raportet vjetore duhet të merren parasysh siç duhet nga autoritetet.

“Pavarësia e këtyre institucioneve është përcaktuar edhe në Direktivat e BE-së 2024/1499 dhe 2024/1500, të cilat vendosin standarde minimale për Organet e Barazisë. Shteteve Anëtare u kërkohet të miratojnë masa për të siguruar që Organet e Barazisë të funksionojnë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime të jashtme. Gjithashtu, këto institucione nuk duhet të kërkojnë apo marrin udhëzime nga Qeveria apo nga ndonjë subjekt tjetër publik apo privat gjatë kryerjes së detyrave dhe ushtrimit të kompetencave të tyre, ku përfshihet edhe përgatitja e një raporti vjetor të veprimtarisë”, thuhet në letër.

Rrjeti Evropian për të Drejta të Njeriut në këtë letër shprehen të shqetësuar pasi që ky zhvillim mund të dëmtojë hapësirën që Ombudspersoni të kryejë punën e tij në mënyrë efektive dhe të pavarur. Madje kanë edhe një thirrje për institucionet e Kosovës.

“Qeveria dhe Parlamenti në Kosovë, si të gjitha qeveritë dhe parlamentet në nivel global, kanë për detyrë të sigurojnë që institucionet që monitorojnë shtetin të mbrohen nga ndërhyrjet. Këto institucione duhet të jenë të lira për të ushtruar mandatin e tyre për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut, barazinë, qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit”, thuhet në letër.

Ditë më parë në emisioni Politiko, avokati i Popullit, Naim Qelaj kishte folur për kritikat e refuzimin e Kuvendit për raportin e këtij insitucioni. Teksa një veprim të tillë të Kuvendit, edhe vet Qelaj e kishe cilësuar si ndërhyrje.

“Ndërhyrje” – Avokati i Popullit flet për kritikat në Kuvend ndaj raportit të këtij institucioni
Kishte qenë Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza e cila kishte kritikuar punën e avokatit të popullit, duke thënë se puna e tij nuk ka dhënë rezultate, në bazë të përgjegjësive që i dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe nga Ligji për Avokatin e Popullit.

Përveç kritikave ndërkombëtare për ndërhyrje tek institucioni i Avokatit të Popullit, Qeveria e Kosovës është kritikuar shpeshherë edhe për ndëryrje në sistemin e drejtësisë. /Gazeta10