Rrugë të bllokuara në trafikun e Kumanovës, qytetarët e revoltuar nga tollovia
Gjatë muajve të verës Kumanova po përballet me një përkeqësim të trafikut për shkak të temperaturave të larta dhe fluksit të madh të automjeteve. Komunikacioni i dendur po sjell vonesa të gjata për shoferët dhe kjo situatë krijon nervozë dhe stres tek ata. Policia paralajmëron se kanë marrë masat e duhura, shkruan Portalb.mk. Temperaturat e […]
Gjatë muajve të verës Kumanova po përballet me një përkeqësim të trafikut për shkak të temperaturave të larta dhe fluksit të madh të automjeteve. Komunikacioni i dendur po sjell vonesa të gjata për shoferët dhe kjo situatë krijon nervozë dhe stres tek ata. Policia paralajmëron se kanë marrë masat e duhura, shkruan Portalb.mk.
Temperaturat e lata po përkeqësojnë situatën e komunikacioneit, duke e bërë më të vështirë lëvizjen e qytetarëve nëpër qytet. Numri i automjeteve dita ditës vazhdon të rritet, rrugët e qytetit janë bllokuar në mënyrë të vazhdueshme, duke sjellur vonesa dhe stres për shoferët. Gjithashtu vërehet se parkimi jo i rregullt i automjeteve si dhe rritja e pagesës së parkingut e bëjnë kaosin në qytet.
Rrugë të bllokuara, qytetarët të revoltuar nga kjo gjendje
Një qytetar i Kumanovës thotë se gjatë verës komunikacioni është shumë i ngarkuar, temperaturat e larta e bëjnë lëvizjen e qytetarëve edhe më të vështirë.
“Vetëm për raste urgjente e marr makinën që të dal nëpër qytet, është e pamundur tash si kanë filluar të vijnë edhe mërgimtarët, numri i makinave në qytet ka filluar të rritet, mungesa e parkingut e bënë të pamundur qarkullimin e veturave. Të dalësh në stinën e verës ku fluksi është mbi nivel të shqetëson pa masë, sepse nuk mund të qarkullosh as të gjesh vend parkim pa humbur kohë rreth një orë”, tha një qytetar.
Nga ana tjetër, një qytetare tjetër u shpreh e revoltuar, ajo tregoi se komunikacioni në qytet gjatë verës është ne gjendje të tmerrshme. Ka shumë trafik, vonesa të autobusëve, por edhe një gjë që shkakton tollovinë në qytet është parkimi i veturave vend e pavend.
“Veturat e ngarkojnë trafikun shpeshherë nuk mund as të kalojmë ne këmbësorët nëpër trotuare, bile një ditë pash një nënë me fëmijë të vogël me karroce nuk mund te kalonte dhe u detyrua të del në rrugën kryesore në të cilën kalojnë veturat. Unë gjatë verës mundohem ta evitoj daljen me veturë, por ndonjëherë nga nevojat elementare e kemi te pamundur të lëvizim pa veturë. Shpresoj shumë që autoritetet kompetente te gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë”, tha Fetije Alimi.
Një banor tjetër u shpreh i shqetësuar nga gjendja e trafikut që është përkeqësuar ndjeshëm ditëve të fundit, dhe arsyeja e kësaj tollovije është ardhja e mërgimtarëve.
“Si qytetar i këtij qyteti, dua të shpreh shqetësimin tim, me rritjen e numrit të automjeteve me ardhjen e mërgimtarëve gjatë verës, parkingjet janë të mbushura plot, duke krijuar vështirësi të mëdha për të gjetur vend parkimi. Trafiku bllokohet shumë në zona të qytetit, duke shkaktuar vonesa të mëdha dhe frustrim për neve shoferët, kolonat e gjata po shkaktojnë edhe vonesa për në punë. Problemet infrastrukturore dhe mungesa e menaxhimit efikas të trafikut vetëm sa e kanë përkeqësuar situatën. Nevojiten më shumë parkingje në Kumanovë, për të përmirësuar këtë gjendje kaotike”, tha një qytetar.
Për Portalb.mk , një banore tjetër e Kumanovës, thotë se në sezonin e verës është e pamundur të lëvizim lirshëm nëpër qytet, përshkak të veturave që ndonjëherë lëvizin edhe pa nevoj.
“Në sezonin veror, është pothuajse e pamundur të gjesh një vend për parkimin e automjetit. Trafiku është jashtëzakonisht i dendur, parkingjet janë të vogla dhe të mbushura përplot. Nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të shmangi veturën dhe të dal në këmbë për të kryer punët e mia. Kjo gjendje e rëndë më krijon shumë shqetësime dhe e bën përditshmërinë time të vështirë dhe të lodhshme”, tha Leonora Mirtezani.
Ndërsa nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë, në lidhje me parkimin e gabuar dhe të paligjshëm të automjeteve theksojnë se kanë marrë të gjitha masat dhe janë duke i zbatuar kontrollet për sanksionimin e automjeteve, dhe shoferët që nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.
“Krahas kontrolleve ditore për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjete me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo ata që parakalojnë në mënyrë të paligjshme, regjistrimi kryhet edhe me të ashtuquajturat. “radar nate” për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë mjetet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar, dhe që nga viti 2020 e deri më tani janë gjobitur 5.090 vozitës për parkim të paligjshëm”, thanë nga Sektori për Punë të Brendshme.