Rryma në Maqedoni, më e shtrenjta në rajon, Faturat e janarit dyfish më të larta

Qytetarët Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon, konfirmon Eurostat. Të dhënat e fundit të publikuara për vitin e kaluar tregojnë se edhe para rritjes së çmimit të energjisë The post Rryma në Maqedoni, më e shtrenjta në rajon, Faturat e janarit dyfish më të larta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 16, 2025 - 04:00
 0  7
Rryma në Maqedoni, më e shtrenjta në rajon, Faturat e janarit dyfish më të larta

Qytetarët Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon, konfirmon Eurostat. Të dhënat e fundit të publikuara për vitin e kaluar tregojnë se edhe para rritjes së çmimit të energjisë elektrike këtë vit, amvisëritë vendase paguanin kilovatin më të shtrenjtë në rajon.

Pra, me një çmim mesatar vitin e kaluar prej 5,8 denarë për kilovat/orë, jemi të parët në rajon pas Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilët kanë 5,7 dhe 5,5 denarë. Dhe shumë më përpara Kosovës, ku çmimi është 4 denarë për kilovat, që është 30% më lirë se këtu. Edhe qytetarët e Hungarisë, anëtare e BE-së, paguajnë çmim mesatar më të ulët se amvisëritë në Maqedoni – 5,29 denarë për kilovat orë.

Energjia elektrike për amvisëritë është rritur mesatarisht për 0.92% që nga janari. Por ajo që “rëndon” faturat është tarifa e rrjetit. Është e njëjtë për të gjitha blloqet dhe është 2,14 denarë. Por ndonjëherë edhe dyfishon faturën e energjisë elektrike. BURIMI TV21

The post Rryma në Maqedoni, më e shtrenjta në rajon, Faturat e janarit dyfish më të larta appeared first on Flaka, në çdo lajm... .