Në Zvicër për 6 muaj paguan 234 franga rrymën elektrike, në Maqedoni për një muaj 1.000 euro

Qytetarët Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon, konfirmon Eurostat. Të dhënat e fundit të publikuara për vitin e kaluar tregojnë se edhe para rritjes së çmimit të energjisë The post Në Zvicër për 6 muaj paguan 234 franga rrymën elektrike, në Maqedoni për një muaj 1.000 euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 16, 2025 - 04:00
 0  9
Në Zvicër për 6 muaj paguan 234 franga rrymën elektrike, në Maqedoni për një muaj 1.000 euro

Qytetarët Maqedonisë paguajnë rrymën më të shtrenjtë në rajon, konfirmon Eurostat. Të dhënat e fundit të publikuara për vitin e kaluar tregojnë se edhe para rritjes së çmimit të energjisë elektrike këtë vit, amvisëritë vendase paguanin kilovatin më të shtrenjtë në rajon, shkruan Flaka Media

Me një çmim mesatar vitin e kaluar prej 5,8 denarë për kilovat/orë, jemi të parët në rajon pas Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilët kanë 5,7 dhe 5,5 denarë. Dhe shumë më përpara Kosovës, ku çmimi është 4 denarë për kilovat, që është 30% më lirë se këtu. Edhe qytetarët e Hungarisë, anëtare e BE-së, paguajnë çmim mesatar më të ulët se amvisëritë në Maqedoni – 5,29 denarë për kilovat orë.

Dhe derisa qytetarët shprehin shqetësimet në rrjetet sociale duke publikuar fatura me vlera të jashtëzakonshme, një bashkëvendas me punë të përkohshme në Zvicër ka ndezur rrjetet sociale me publikin e faturët për energjinë e harxhuar elektrike në Zvicër. Për gjashtë muaj, edhe atë nga data 01.07.2021 deri 31,12,2021, ka paguar 234 franga.

Kur bëhet krahasimi, rezulton realiteti i hidhur. Paga mesatare në Zvicër është 6,788 franga e në Maqedoninë e Veriut nuk arrinë as 41.999 denarë apo gati 700 euro. Një dallim frapant dhe i thellë për gati 10 me 1.

Me rrogën mesatare në Maqedoninë e Veriut prej gati 1000 euro, qytetarët duhet të paguajnë po aq vlerë dhe në disa raste edhe më të madhe se rroga faturën e energjisë së harxhuar elektrike.

Së fundmi, energjia elektrike për amvisëritë është rritur mesatarisht për 0.92% që nga janari. Por ajo që “rëndon” faturat është tarifa e rrjetit. Është e njëjtë për të gjitha blloqet dhe është 2,14 denarë. Por ndonjëherë edhe dyfishon faturën e energjisë elektrike.

Komisioni Rregullator i Energjisë ka apeluar të premten tek EVN Home që të korrigjojë faturat e janarit të rrymës dhe të bëjë ndarjen e duhur sipas blloqeve sipas historikut të konsumit mesatar të amvisërive në tri periudhat e fundit të faturimit.

Kjo do të thotë se llogaritjet duhet të jenë të sakta për të mos shkaktuar kalimin e sasisë së energjisë në blloqe më të larta për të cilat çmimi i energjisë elektrike është gjithashtu më i shtrenjtë.

Ditëve të fundit, në rrjetet sociale shpërndahen postime kundër EVN-së. Shkak janë bërë faturat e muajt Janar, shkruan Flaka

Pasditën e së hënës, gazetari Abedin Bilalli shpërndajti postime me fatura të mërgimtarëve, me vlera 350, 400 madje edhe 700 euro për shpenzim të energjisë elektrike gjatë qëndrimit të tyre 2-3 javore për pushime dimërore në vendlindje.

”Edhe pse është bërë ankesë në EVN për korrigjim siç po rekomandonte këto ditë Komisioni Rregullator për Energjetikë, kompani nuk e ka marrë parasysh ankesën. Do paguani ose do ju largojmë nga rrjeti, ka qenë përgjigja e EVN-së. Kjo faturë është e një familje nga fshati Zdunjë e që jeton këtu në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Bilalli.

Të hënën, nga EVN thanë që qytetarët mund të ankohen për faturat e larta të energjisë elektrike për muajin janar, por kjo nuk i përjashton nga pagesa e tyre.

Kështu u përgjigjën sot nga EVN Home për “Telma” në pyetjen se si trajtohen ankesat e qytetarëve se kanë marrë fatura shumë më të larta se zakonisht. Për shembull, një familje ka marrë një faturë rryme prej 9.237 denarë në dhjetor, ndërsa muajin pasardhës fatura ka shkuar në 14.252 denarë, ose mbi 50 për qind më shumë. Flaka

The post Në Zvicër për 6 muaj paguan 234 franga rrymën elektrike, në Maqedoni për një muaj 1.000 euro appeared first on Flaka, në çdo lajm... .