Ruskovska komenton largimin e Grubit: Bëri gabim të madh që e lëshoi vendin
Ish-prokurorja Vilma Ruskovska beson se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi ka bërë gabim të madh duke u larguar nga vendi dhe mendon se “nëse do të kishte qëndruar këtu, kishte shumë pak The post Ruskovska komenton largimin e Grubit: Bëri gabim të madh që e lëshoi vendin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Ish-prokurorja Vilma Ruskovska beson se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi ka bërë gabim të madh duke u larguar nga vendi dhe mendon se “nëse do të kishte qëndruar këtu, kishte shumë pak gjasa që të ishte arrestuar”.
Ajo theksoi se paraburgimi caktohet në tri baza – ndikimi i dëshmitarëve, rreziku i arratisjes dhe përsëritja e veprës penale.
“Nëse ai do të ishte këtu, cili do të ishte rreziku i arratisjes, nëse e gjithë familja e tij është këtu dhe kështu, ai nuk mund ta përsërisë më krimin, ai nuk është më në atë pozicion, dhe baza e tretë mbeti ndikimi i dëshmitarëve, ndërsa ndikimi i dëshmitarëve mund të bëhet në mënyra të tjera”, tha Ruskovska.
Ndryshe, dje është lëshuar fletarrest për ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, si dhe për ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore Përparim Bajrami.
Këta të dy dhe katër të tjerë, dyshohen për shpërdorim detyre në rastin “Lotaria Shtetërore”./Telegrafi/
The post Ruskovska komenton largimin e Grubit: Bëri gabim të madh që e lëshoi vendin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .