BDI dënon kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit në arsimin e mesëm
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike, The post BDI dënon kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit në arsimin e mesëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit për ndryshime në arsimin e mesëm, që imponon zgjidhje monoetnike dhe cenon frymën e bashkëjetesës ndëretnike, thonë nga BDI
Ky ligj është një hap prapa dhe i papranueshëm për një shtet multietnik si Maqedonia e Veriut. Edhe më e turpshme është sjellja e koalicionit VLEN. Duke mos votuar, ata heshtën dhe praktikisht dhanë mbështetje për këtë ligj.
Midis frikës nga zemërimi i popullit që aq shumë e kanë nënçmuar dhe frikës nga patronët e tyre të VMRO-DPMNE-së, ata mbetën të paralizuar. BDI mbështet veprimet e Frontit për të bllokuar këtë ligj. Shqiptarët nuk mund të pranojnë vendime që i anashkalojnë ata. Zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe e drejtë për të gjithë, thonë nga BDI. Flaka Media
The post BDI dënon kalimin e fazës së parë të propozim-ligjit në arsimin e mesëm appeared first on Flaka, në çdo lajm... .