Ruzhdi Shehu me premtim konkret: Mbulim i shpenzimeve shëndetësore për të sëmurët kronikë

Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur një nga zotimet kryesore në programin e tij, që lidhet drejtpërdrejt me kujdesin ndaj qytetarëve më të ndjeshëm. Shehu ka njoftuar në programin e tij se do të ndahen 60 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore për qytetarët me sëmundje kronike, duke synuar […]

shtator 27, 2025 - 14:30
 0
Ruzhdi Shehu me premtim konkret: Mbulim i shpenzimeve shëndetësore për të sëmurët kronikë
pensionistet-e-kosoves-me-te-lumtur-se-te-shqiperise

pensionistet-e-kosoves-me-te-lumtur-se-te-shqiperise

Kandidati për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur një nga zotimet kryesore në programin e tij, që lidhet drejtpërdrejt me kujdesin ndaj qytetarëve më të ndjeshëm.

Shehu ka njoftuar në programin e tij se do të ndahen 60 mijë euro për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore për qytetarët me sëmundje kronike, duke synuar të lehtësohet barra financiare e familjeve dhe të sigurohet një përkujdesje më e mirë shëndetësore për ta.

“Synimi ynë është që askush të mos mbetet pa trajtimin e nevojshëm vetëm për shkak të gjendjes ekonomike. Shëndeti i qytetarëve tanë është prioriteti ynë,” ka theksuar Shehu.

Ky zotim shihet si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e mirëqenies dhe solidaritetit shoqëror në komunën e Junikut.