Sadiku apelon te qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal: Metodë për parandalimin e sëmundjeve infektive

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinas, Izet Sadiku, ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal, pasi konsiderohet si metodë për parandalimin e sëmundjeve infektive. Në një intervistë për Ekonomia Online, Sadiku ka treguar edhe për kategoritë e qytetarëve më të rrezikuara nga gripi sezonal, siç janë punëtorët shëndetësor, gratë […]

tetor 5, 2024 - 15:00
 0  6
Sadiku apelon te qytetarët të vaksinohen kundër gripit sezonal: Metodë për parandalimin e sëmundjeve infektive
sadiku-apelon-te-qytetaret-te-vaksinohen-kunder-gripit-sezonal:-metode-per-parandalimin-e-semundjeve-infektive

sadiku-apelon-te-qytetaret-te-vaksinohen-kunder-gripit-sezonal:-metode-per-parandalimin-e-semundjeve-infektive

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinas, Izet Sadiku, ka apeluar te qytetarët që të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal, pasi konsiderohet si metodë për parandalimin e sëmundjeve infektive.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Sadiku ka treguar edhe për kategoritë e qytetarëve më të rrezikuara nga gripi sezonal, siç janë punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna e personat me sëmundje kronike. Vaksinimi ka filluar më datë 30 shtator dhe jepet në 15 qendrat e mjekësisë familjare në Kryeqytet.

“Po siç e dini që prej 30 shtatorit ka filluar vaksinimi në 15 qendrat mjekësisë familjare në Kryeqytet me vaksina të gripit sezonal, për arsye siç e dini është një sëmundje sezonale i cili tashmë gjatë muajit të dimrit, sidomos në muajin dhjetor e janar kur njerëzit grumbullohen më shumë dhe është një virus që përhapet çdo vit tek njerëzit dhe realisht ne kemi ftuar qytetarët që të vaksinohen”.

“Sivjet ka filluar vaksinimi më herët, me qëllim që kjo të jep imunitet ndaj kësaj sëmundjeje, duke pasur parasysh se kjo sëmundje edhe pse është virale, të disa kategori të qytetarëve që kanë probleme më shumë shëndetësore, dhe këtë vit janë ato grupet më të rrezikshme sipas OBSh-së, siç janë punëtorët shëndetësor, gratë shtatzëna, pastaj personat që kanë sëmundje kronike e kështu më radhë”.

Sadiku ka thënë se zakonisht në Kryeqytet, numri i të vaksinuarve shkon në 11 mijë.

“Prandaj, ne i kemi ftuar këto kategori që të vaksinohen dhe deri tash për këto ditë kemi mbi 500 qytetarë që kanë marrë vaksinën kundër gripit. Zakonisht, Prishtina mbi 11 mijë qytetarë e marrin këtë vaksinë gjatë kësaj periudhe, kështu që besojmë për këto ditë sa ka filluar vaksinimi procesi po shkon mirë”, u shpreh Sadiku, teksa apeloi që qytetarët që t’i marrin këto vaksina.

Ndonëse e pranon se ka efekte anësore, Sadiku ka thënë se qytetarët nuk duhen të shqetësohen, pasi efekti parandalues është më i madh, raporton EO.

“Efekti i vaksinës te gripi është shumë i mirë dhe zakonisht ata qytetarë të cilët e marrin vaksinën, shumica e tyre nuk sëmurën fare, ndërsa tek ndonjë rast i veçantë ata të cilët sëmurën e kalojnë pa simptoma, kështu që ky është efekti shumë i mirë i vaksinës, prandaj duke pas parasysh që vaksina jepet gratis, qytetarët po i ftoj që ofrohen në QKM-të dhe të marrin vaksinën, për arsye se ajo është një metodë shumë e mirë për ta mbrojtur nga sëmundjet infektive, këtë rast nga gripi sezonal”.

“Zakonisht, efektet anësore janë të padiskutueshme, krahasim me efektet pozitive që ka vaksina e gripit. Efektet anësore mund të jenë ndonjë temperaturë, ndonjë dhimbje muskuli që zgjatin gjatë ditës që merret por janë shumë më të paketa se simptomat që i ka gripit, prandaj për këtë arsye janë të padiskutueshme”, deklaroi Sadiku.