Sadriu: Ndjehem i nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës
Zotriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në drekën e Zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, në margjinat e Lojërave Olimpike “Paris” 2024. Në rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se ndjehet jashtëzakonisht i nderuar me ftesën dhe të jetë në mesin e 50 zonjave të […]
Zotriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në drekën e Zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron, në margjinat e Lojërave Olimpike “Paris” 2024.
Në rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se ndjehet jashtëzakonisht i nderuar me ftesën dhe të jetë në mesin e 50 zonjave të para dhe dy zotërive të parë të pranishëm.
“Ishte një përvojë e veçantë të jem në tavolinën kryesore së bashku me zonjën Macron, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe zonja të tjera lidere”.
“Me zonjën Macron ndamë përvojat tona në mbështetje të agjendave zyrtare të dy krerëve të shteteve”, ka shkruar Sadriu.