Sala Jashari takohet me Memli Krasniqin pasi u zgjodh deputete: Puna jonë është e pandalshme
Sala Jashari, kandidatja për deputete e PDK-së që mori një numër të madh votash dhe siguroi ulëse në Kuvendin e Kosovës, ka njoftuar se sot është takuar me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi. Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kanë diskutuar për punën në vazhdimësi. “Njëkohësisht dua edhe ta falenderoj


Sala Jashari, kandidatja për deputete e PDK-së që mori një numër të madh votash dhe siguroi ulëse në Kuvendin e Kosovës, ka njoftuar se sot është takuar me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi.
Ajo përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kanë diskutuar për punën në vazhdimësi.
“Njëkohësisht dua edhe ta falenderoj Kryetarin z.Krasniqi dhe Kryetarin e Degës së Skenderajit, z.Sami Lushtaku që më mundësuan të bëhem një shembull për të rinjtë e Kosovës, që këtu secili prej nesh kemi hapësirë për të dëshmuar vetën!
Faleminderit strukturave të PDK-së, aktivistëve tanë që gjithmonë dalin jashtë pritshmërive kur vihet në pytje Kosova.
Dhe të dashur votues, me besimin tuaj, puna jonë është e pandalshme” – ka shkruar ajo.
Ndryshe, Sala Jashari në këto zgjedhje marrë 34 mijë e 159 vota.