Sallahu: Mali i Zi e Maqedonia po na thonë si ta bëjmë sikur ju Ligjin për Byronë
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se ka shtete në rajon që po i kërkojnë Kosovës t’i mësojnë se si bëhet Ligji për Byronë e pasurisë së pajustifikueshme. “Po na shkrun Mali I Zi dhe Maqedonia qysh me bë sikurse ju. Jemi model. Të paktën në hartim në dimensionin që e kemi sot jemi […]
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se ka shtete në rajon që po i kërkojnë Kosovës t’i mësojnë se si bëhet Ligji për Byronë e pasurisë së pajustifikueshme.
“Po na shkrun Mali I Zi dhe Maqedonia qysh me bë sikurse ju. Jemi model. Të paktën në hartim në dimensionin që e kemi sot jemi model, ende se kemi fut në praktikë. Po na shkruajnë shumë shtete për këtë gjë”, tha ai.
Tutje ai tregoi se kush është subjekt i këtij ligji.
“Mbi 25 mijë euro. Secili person që merr pare nga buxheti, do të jetë subject I këtij projektligji. Edhe ata që e kanë përfundu mandatin Brenda 10 viteve, kanë të drejtë të futen në hetim, pesë vitet e fundit nëse ki dispropocion të konfiskohet pasuria”, tha ai.