Samka Ibraimoski është personi i cili është paraqitur në polici nga Gjykata Kushtetuese
Pas lajmit se kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka raportuar në polici se një person kërcënon me jetë gjyqtarët kushtetues dhe njoftimi i MPB-së se është konstatuar se bëhet The post Samka Ibraimoski është personi i cili është paraqitur në polici nga Gjykata Kushtetuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Pas lajmit se kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka raportuar në polici se një person kërcënon me jetë gjyqtarët kushtetues dhe njoftimi i MPB-së se është konstatuar se bëhet fjalë për S.I. i cili ka dërguar kërcënime përmes një rrjeti social, televizioni Sitel zbulon se bëhet fjalë për ish-deputetin Samka Ibraimoski, përcjell FLAKA.
Ibraimoski i ka dërguar përmes Facebook-ut, por ai vetë mohon se janë kërcënime për jetën, por kritika në një shoqëri demokratike për shkak të politikës së përmbaruesit që mbledhin borxhet e vjetra nga njerëzit e varfër, siç janë romët, të cilët thotë se i përfaqëson. Ai ka theksuar se ka të drejtë të kritikojë si hartues i një ligji që është refuzuar. Ibraimoski është thirrur për të shkuar në polici.
Nga Gjykata Kushtetuese thonë se kërcënimet i ka raportuar personalisht kryetari Kostadinovski dhe siç informojnë nga shërbimi për media, ato kanë të bëjnë me një rast konkret që është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese.
Gjyqtarja kushtetuese Ana Pavlovska Daneva thotë se sulmet dhe kërcënimet janë presion mbi pavarësinë dhe integritetin e gjykatës. FLAKA
The post Samka Ibraimoski është personi i cili është paraqitur në polici nga Gjykata Kushtetuese appeared first on Flaka, në çdo lajm... .