Sara Gjordeni flet për herë të parë pas lindjes: Askush s’ka fituar aq shumë nga Big Brother sa unë

Sara Gjordeni dhe Bardhi pak ditë më parë u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin, Nea. E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, ajo ka rrëfyer emocionet e të bërit nënë për herë të parë. “Në datën 5 dhjetor lindi Nea dhe unë […]

dhjetor 18, 2024 - 21:00
 0  6
Sara Gjordeni flet për herë të parë pas lindjes: Askush s’ka fituar aq shumë nga Big Brother sa unë

Sara Gjordeni dhe Bardhi pak ditë më parë u bënë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin, Nea.

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, ajo ka rrëfyer emocionet e të bërit nënë për herë të parë.

“Në datën 5 dhjetor lindi Nea dhe unë e Bardhi u bëmë prindër për herë të parë. Ishte dita më e gëzuar e jetës tonë”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Më tej, ajo shprehet: “Unë kam qenë shumë gati për këtë eksperiencë. Gjithmonë kam lexuar shumë. Gjithmonë jam interesuar. Isha si këto mamat e përgatitura nga hera e parë. Madje mbaj mend mamin tim, kur ndërrova pelenën e parë të Neas, erdhi dhe po shihte dhe më tha ‘ti nuk paske nevojë për ndihmën time’. Nuk jam duke e kaluar keq. Jam duke e shijuar maksimalisht kohën me Nean, me Bardhin, me familjen e Bardhit që ndodhet këtu, me mamin tim. Kemi qenë afër të gjithë dhe Nea na ka gëzuar shumë të gjithëve“.

Ajo gjithashtu zbuloi se do të rikthehet shumë shpejt në televizion dhe zbuloi diçka më tepër për dëgjuesit e Top Albania Radio: “Është diçka konkrete. Hapësira dhe idea më është lënë mua. Kështu që e vetmja kohë që do vazhdoj të qëndroj larg është koha që duhet marrë për të menduar një program, i cili më përshtatet më tepër dhe për të mos bërë nga këto rubrikat 15-20 minuta”.

E njëjta e pranon se Big Brother ia ka ndryshuar tërësisht jetën dhe se ka fituar shumë nga ky reality shou.

“Nuk e di nëse e keni parë që kisha nxjerrë një InstaStory përpara disa ditësh, që e kishte publikuar edhe njëra nga autoret e programit Big Brother, që Big Brother nuk është vetëm një format. Të ndryshon jetën tënde totalisht, edhe të njëjtën gjë bëri edhe me mua. Unë mendoj që asnjë nga banorët e tjerë nuk ka fituar aq sa kam fituar unë në atë format“.