SBASHK ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës do të dorëzojë të hënën në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti. Dorëzimi i nënshkrimeve do të bëhet tek Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në orën 10:00. “Ju informojmë […]
Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës do të dorëzojë të hënën në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti.
Dorëzimi i nënshkrimeve do të bëhet tek Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në orën 10:00.
“Ju informojmë se të hënën, më 30 shtator, në orën 10 e 30, do të jemi te Parlamenti i Kosovës për t’ia dorëzuar në mënyrë solemne 20.458 nënshkrimet dhe shkresat tjera përcjellëse të nismës qytetare për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 08L- 248, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit”, thuhet në njoftim.