Seanca me dyer të mbyllura? Kryemadhi: Duhet të ishin të gjitha kamerat e botës. Ja arsyeja e vendosjes së shallit…
Pas përfundimit të seancës gjyqësore në GJKKO, deputetja Monika Kryemadhi ka dhënë një prononcim për mediat. E pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura dhe pa prezencë të gazetarëve, Kryemadhi u shpreh se në seancë sipas saj “duhet të ishin të gjitha kamerat e botës”. Pyetje: Ju ishit dakord […]
Pas përfundimit të seancës gjyqësore në GJKKO, deputetja Monika Kryemadhi ka dhënë një prononcim për mediat.
E pyetur nga gazetarët lidhur me vendimin për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura dhe pa prezencë të gazetarëve, Kryemadhi u shpreh se në seancë sipas saj “duhet të ishin të gjitha kamerat e botës”.
Pyetje: Ju ishit dakord që procesi ndaj jush të zhvillohet ne prezencë të gazetarëve?
Monika Kryemadhi: Po mirë mo, a jua dha juve SPAK-u pa e marrë unë, e nxorët nëpër portale. Jo një kamera, por te gjitha kamerat e botës të ishin aty.
Ndër të tjera, ajo komentoi edhe shallin që kishte vendosur në brez teksa hyri në seancë, pasi u përfol se ishte me logon e PS-së.
“Nuk është e PS, shallin e kam vënë për kombinim, nuk ka PS një shall kaq cilësor”, tha ajo.