“Unë jam anëtare e partisë që në kohën e atij…”, pensionistja në Korçë: Të rroni sa malet shoku Rama
Një pensioniste në Korçë ka shkaktuar të qeshura në mbyllje të takimit me kryeministrin Edi Rama. Teksa u shpreh e kënaqur me punën e qeverisë në këtë qytet, ajo nuk kurseu as fjalët më të bukura për kryesocialistin. Ky i fundit me humor i tha se po ta dëgjojnë kundërshtarët politikë, do tmerrohen… Pensionistja: Jemi shumë […]
Një pensioniste në Korçë ka shkaktuar të qeshura në mbyllje të takimit me kryeministrin Edi Rama. Teksa u shpreh e kënaqur me punën e qeverisë në këtë qytet, ajo nuk kurseu as fjalët më të bukura për kryesocialistin. Ky i fundit me humor i tha se po ta dëgjojnë kundërshtarët politikë, do tmerrohen…
Pensionistja: Jemi shumë krenarë për shokun Edi Rama!
Edi Rama: Tani me këtë që bëre, do të të ngrenë, do të të ulin patronazhiste. S’ka problem!
Pensionistja: Mua?! Unë jam e vjetër, jam anëtare e partisë që në kohën e atij…Sot e vazhdoj këtë rrugë dhe kam 50 vjet që punoj. Puna e partisë në Korçë është simbolike. Të gjithë punojmë për këtë parti. Ne jemi ata që…
Edi Rama: Na fol për pensionet tani, lëre…
Pensionistja: Sa mendoni ju, nuk mendoj dot unë! Se unë nuk kam të drejtë të rris pensionet, por ama punën që keni bërë juve dhe me këta shokë që dëgjova sot që folën aq bukur…Të rroni sa malet!
Edi Rama: E di ça po mendoj tani?! Kur këta që nuk na mundin dot, dëgjojnë njerëz si ti, tmerrohen se thonë “Obobo, ku ka Zot që i kthen këta!”. Mendojnë se jeni të çmendur, nuk e kuptojnë se të çmendur janë ata. (Qesh)
Pensionistja: Ne të çmendur nuk jemi! Ne jemi të edukuar, të respektuar dhe e duam popullin shqiptar pa dallim feje e ideje. Sot e kemi jetën si të them… Jemi shokë të vjetër, kemi punuar që nga Niko Pandeli…
Edi Rama: E deri te Niko Peleshi…mos harro!
Pensionistja: Jo se e kam shumë shok! Nuk kam turp të flas zoti Rama se jeni ju kryesorët dhe jemi ne pasardhësit tuaj.
Edi Rama: Nuk besoj që pas kësaj fjale kemi çfarë të themi më!