Ilir Meta viziton Salianjin në burgun e Fierit: Krenar për heronjtë e fjalës së lirë!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë gjatë ditës së sotme në burgun e Fierit, ku ka takuar deputetin demokrat Ervin Salianjin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky takim e bindi edhe më shumë se burgu politik e ndez frymën e ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në […]

tetor 16, 2024 - 03:00
 0  5
Ilir Meta viziton Salianjin në burgun e Fierit: Krenar për heronjtë e fjalës së lirë!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë gjatë ditës së sotme në burgun e Fierit, ku ka takuar deputetin demokrat Ervin Salianjin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se ky takim e bindi edhe më shumë se burgu politik e ndez frymën e ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi.

Reagimi i Ilir Metës: 

Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë,  Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit.

Takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër Narkoregjimit në fuqi dhe Narkodrejtësisë.  Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi.

Krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë.