Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

Pas mbylljes së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se deputetët e PD ofenduan ministrat në seancën plenare në Kuvend. Për mediat, Balla tha se kryedemokrati Sali Berisha nuk kërkon normalitet në Kuvend. Balla shtoi se do pranohet kërkesat nga grupet parlamentare të partive të opozitës, nëse bazohen në rregullore. “Sali […]

tetor 9, 2025 - 14:00
 0
Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

Pas mbylljes së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla deklaroi se deputetët e PD ofenduan ministrat në seancën plenare në Kuvend.

Për mediat, Balla tha se kryedemokrati Sali Berisha nuk kërkon normalitet në Kuvend. Balla shtoi se do pranohet kërkesat nga grupet parlamentare të partive të opozitës, nëse bazohen në rregullore.

“Sali Berisha nuk do që të flasë njeri nga të tijët. E merr fjalën 7 herë për procedurë. Ramë dakord që sot nuk do kemi diskutime të zgjatura. Dy orë nuk hymë dot në rendin e ditës. Në momentin që pas 30 minuta, 1 ore, përpjekja e Sali Berishës për të mos lënë Kuvendin të hyjë në normalitet. Seanca u bllokua nga deputetët që zaptuan foltoren. Për mua, Saliu është zero. Jemi në kushtet ku ne kemi gatishmërinë të pranojmë kërkesat nga grupi parlamentar i PD, edhe grupeve të tjera parlamentare, por duhet të jenë të bazuara në rregullore”, theksoi ai.