Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut është caktuar të shtunën
Seanca e shtatë plenare e Kuvendit është caktuar të shtunën, më 22 qershor, në orën 11:00, e vetmja pikë e propozuar në rendin e ditës është zgjedhja e qeverisë së re në vend, transmeton Portalb.mk. Propozues i përbërjes së qeverisë është mandatari, deputeti dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ai dje ia ka dorëzuar kryeparlamentarit […]
Seanca e shtatë plenare e Kuvendit është caktuar të shtunën, më 22 qershor, në orën 11:00, e vetmja pikë e propozuar në rendin e ditës është zgjedhja e qeverisë së re në vend, transmeton Portalb.mk.
Propozues i përbërjes së qeverisë është mandatari, deputeti dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ai dje ia ka dorëzuar kryeparlamentarit dhe deputetëve përbërjen e propozuar të qeverisë, si dhe programin e punës së qeverisë së ardhshme. Nga përbërja e propozuar e qeverisë, të cilën Mickoski e bëri të ditur sërish dje për media, duket se do të jenë pesë zëvendëskryeministra, por pritej që ata të jenë katër.
Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca për zgjedhjen e qeverisë zgjat maksimumi dy ditë. Mandatari u shpjegon deputetëve programin dhe përbërjen e propozuar të qeverisë. Votimi për përzgjedhjen e përbërjes së re të qeverisë kryhet jo më vonë se ora 24:00.
Qeveria zgjidhet nëse pro ka votuar shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve.
Hristijan Mickoski më 18 qershor në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar përbërjen për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut e cila do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.
Rikujojmë se pas zgjedhjeve të 8 majit, në kampin maqedonas VMRO-DPMNE doli fituese me 58 deputetë ndërsa në kampin shqiptar Fronti Evropian së pari me 19 deputetë por pas rivotimit me 22 maj mbeti me 18 deputetë. Megjithatë, Qeveria e re pritet të formohet jo me fituesin e kampit shqiptar, por me koalcionin shqiptar VLEN që kishte 13 deputetë por që fitoi një më shumë pas rivotimit, konkretisht ka 14 deputetë. Fonti Evropian kundërshton këtë veprim duke e quajtur “majorizim” nga pala maqedonase sepse po merret në pushtet partia me më pak deputetë, dhe ka lajmëruar se do të ndërmerr masa për të ndaluar këtë.
- LEXO: Ky është patriotizëm sot, Mickoski e tregoi prioritetin kryesor për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut
- LEXO: Mickoski e dorëzoi në Kuvend përbërjen e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut
- LEXO: Mickoski e mori mandatin për formimin e Qeverisë nga presidentja Siljanovska
- LEXO: Afatet dhe procedurat: Qeveria e re në RMV duhet të formohet më së voni pas një muaji