U prit me protestë nga një grup personash, Rama: Këto ditë më kanë kërcënuar, janë fosile për gjynah
Kryeministri Edi Rama po mban takimin me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës. Kreu I qeverisë foli edhe për protestat që u zhvilluan nga shtetas grek pranë vendit të takimit, ndërsa bënin thirrje në mbështetje të Vorio Epirit. Keta persona Rama I cilësoi fantayma të së shkuarës dhe që nuk dinë të jetojnë në […]
Kryeministri Edi Rama po mban takimin me shqiptarët në Selanik, në kuadër të turit të diasporës.
Kreu I qeverisë foli edhe për protestat që u zhvilluan nga shtetas grek pranë vendit të takimit, ndërsa bënin thirrje në mbështetje të Vorio Epirit.
Keta persona Rama I cilësoi fantayma të së shkuarës dhe që nuk dinë të jetojnë në shekullin e 21. Ai tha se ka marrë edhe kërcënime prej tyre.
“Të organizuar në një protestë të ardhjes time për të takuar me ju me fletushka qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur VorioEpir, që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje që më krijojnë vetëm keqardhje. VorioEpir është term i vdekur me kohë dhe vakt, ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të qarqeve të individëve të dalë boje këtyre anëve. Kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin 21. Janë fosile për gjynah”, tha Rama.