Elezi: Lista Votuese dhe regjistrimi i popullsisë të shihen ndaras
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se Lista Votuese dhe regjistrimi i popullisë duhet të shihen ndaras. Kjo pasi sipas tij në regjistrimin e popullsisë janë të përfshirë vetëm banorët rezident të pranishëm në Kosovë në kohën kur është bërë regjistrimi, pra nuk përfshihen qytetarët që jetojnë jashtë vendit Pra, sipas
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se Lista Votuese dhe regjistrimi i popullisë duhet të shihen ndaras.
Kjo pasi sipas tij në regjistrimin e popullsisë janë të përfshirë vetëm banorët rezident të pranishëm në Kosovë në kohën kur është bërë regjistrimi, pra nuk përfshihen qytetarët që jetojnë jashtë vendit
Pra, sipas Elezit të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të Listës Votuese nuk mund të barazohen.
“Lista Votuese dhe regjistrimi i popullsisë duhet të shikohen ndaras. Në regjistrimin e popullsisë janë të përfshirë vetëm banorët rezident të pranishëm në Kosovë në kohën kur është bërë regjistrimi, pra nuk përfshihen qytetarët që jetojnë jashtë vendit, ndërkaq, në Listën Votuese përfshihen shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë brenda dhe jashtë vendit. Andaj, të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të Listës Votuese nuk mund të barazohen”, ka shkruar Elezi në Facebook.