Taravari: Në 1 Maj, bashkohem me të gjithë ata punëtorë që nuk respektohen…
Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur solidaritetin e tij me punëtorët e keqpaguar dhe të papunët, duke theksuar nevojën për dinjitet dhe The post Taravari: Në 1 Maj, bashkohem me të gjithë ata punëtorë që nuk respektohen… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka shprehur solidaritetin e tij me punëtorët e keqpaguar dhe të papunët, duke theksuar nevojën për dinjitet dhe mundësi të barabarta në tregun e punës.
“Në 1 Maj, bashkohem me të gjithë ata punëtorë që janë të keqpaguar, që nuk respektohen, si dhe me të gjithë ata që ende nuk e kanë punën që e meritojnë!”, deklaroi Taravari në një postim në rrjetet sociale.
Ai shtoi se në emër të partisë që drejton, zotohet se përpjekjet e tyre të përditshme do të jenë të fokusuara në krijimin e vendeve të punës dhe në garantimin e respektit për çdo qytetar që kontribuon në shoqëri:
“Në emër të Aleancës për Shqiptarët, zotohemi se çdo ditë e jona do të jetë një përpjekje për Punësim dhe Respekt!”, ka shkruar Taravari.
The post Taravari: Në 1 Maj, bashkohem me të gjithë ata punëtorë që nuk respektohen… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .