Sejdiu si Fetai: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari
Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në intervistën e fundit në TVAlsat deklaroi se vendimi i Taravarit për t’u larguar nga koalicioni ka qenë një gabim jetësor i tij. The post Sejdiu si Fetai: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në intervistën e fundit në TVAlsat deklaroi se vendimi i Taravarit për t’u larguar nga koalicioni ka qenë një gabim jetësor i tij. Ai shtoi se nga VLEN nuk është larguar ASH-ja, por Arben Taravari, kjo dëshmohet çdo ditë e më shumë me largimet e përditshme që bëhen nga Aleanca për Shqiptarët e Taravarit. Sipas tij, ky është një tregues se vendimi i tillë ishte i gabuar.
“Ne kemi marrë besimin e qytetarëve dhe duhet të jemi serioz në angazhimin tonë. Nuk mund të kritikojmë kur të gjithë eksponentët i kemi në qeveri. Ata që po japin dorëheqje po përfundojnë te BDI-ja. E gjithë kjo është bërë për kalkulime të disa komunave”, u shpreh Sejdiu.
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arbën Fetai, deklaroi se Aleanca për Shqiptarët vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë, pavarësisht zhvillimeve të fundit politike brenda partisë.
“Nga 50 funksionarë të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri, vetëm tre kanë dhënë dorëheqje. Të gjithë të tjerët vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre. Aleanca për Shqiptarët është pjesë e Qeverisë,” u shpreh Fetai.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur brenda Aleancës për Shqiptarët janë shtuar zërat për ndarje dhe pozicionime të ndryshme ndaj qëndrimit për pjesëmarrjen në Qeveri.
The post Sejdiu si Fetai: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
