Elisa Spiropali në Shkup, takim me homologun maqedonas: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik i dy vendeve tona!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ka zhvillua një takim me homologun maqedonas Afrim Gashi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se në takim kanë diskutuar për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy Kuvendeve. Kryeparlamenarja u shpreh gjithashtu, […]

shtator 23, 2024 - 20:00
 0  3
Elisa Spiropali në Shkup, takim me homologun maqedonas: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik i dy vendeve tona!

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ndodhet për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ka zhvillua një takim me homologun maqedonas Afrim Gashi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se në takim kanë diskutuar për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy Kuvendeve.

Kryeparlamenarja u shpreh gjithashtu, se anëtarësimi në BE është prioritet strategjik i dy vendeve, ndërsa mbështeti kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor demokratizimi, zhvillimi, integrimi euroatlantik e stabiliteti.

Postimi i Elisa Spiropalit:

Në takimin miqësor me kolegun Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, diskutuam për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, si shembull bashkëpunimi në rajon, dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy Kuvendeve. Anëtarësimi në BE është prioritet strategjik i dy vendeve tona dhe Shqipëria mbështet përspektivën europiane të RMV. Si partnerë në NATO, do të vijojmë të bashkëpunojmë për sigurinë e stabilitetin në rajon e më gjerë. Mbështesim fuqimisht kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor demokratizimi, zhvillimi, integrimi euroatlantik e stabiliteti dhe, maqedonasit në Shqipëri, si ura lidhëse, miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve tona.

Gjate vizitës në Shkup, Spiropali është pritur dhe nga kryeministri Mickoski, por dhe me Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi dhe kryetarin e LSDM, Venko Felipçe.