Shabani i PDK-së: Asfalti ka filluar të dëmtohet nga puna e dobët në rrugën Podujevë-Prishtinë

Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, Isak Shabani në një prononcim për “Front Online” thotë se gjatë Qeverisë ‘Kurti’ s’do të përfundojnë punimet në rrugën Podujevë-Prishtinë. Shabani tha se ndonjëherë në atë rrugë nuk ka zhvillime të punimeve. “Pse menaxheri i asaj rruge e heq asfaltin dhe len një a dy muaj kështu, pa […]

qershor 22, 2024 - 11:01
 0  7
Shabani i PDK-së: Asfalti ka filluar të dëmtohet nga puna e dobët në rrugën Podujevë-Prishtinë
shabani-i-pdk-se:-asfalti-ka-filluar-te-demtohet-nga-puna-e-dobet-ne-rrugen-podujeve-prishtine

shabani-i-pdk-se:-asfalti-ka-filluar-te-demtohet-nga-puna-e-dobet-ne-rrugen-podujeve-prishtine


Kryetari i Degës së PDK-së në Podujevë, Isak Shabani në një prononcim për “Front Online” thotë se gjatë Qeverisë ‘Kurti’ s’do të përfundojnë punimet në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Shabani tha se ndonjëherë në atë rrugë nuk ka zhvillime të punimeve.

“Pse menaxheri i asaj rruge e heq asfaltin dhe len një a dy muaj kështu, pa intervenu më. Nuk mund të përfundoj brenda periudhës së caktuar dhe shumë herë në rrugë vërehet se nuk është duke u punuar”.

Shabani pretendon se asfalti ka filluar të dëmtohet nga puna e dobët në atë rrugë.

“Projekti i rrugës Prishtinë-Podujevë është projekti më i mirë që tregon se si nuk duhet punuar. Huqja enorme në planifikim dhe dinamikën e projektit, punës së dobët, vetëm se ka filluar me u dëmtuar asfalti dhe askujt nuk i bën përshtypje”.

Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës në muajin maj të këtij viti pati deklaruar se nuk ka zvarritje të punimeve.

”Në të gjitha Lotet për zgjerimin e rrugës Nacionale N25, është duke u punuar. Ndërsa në Lotin 5 ku punët ndërtimore te rreth rrotullimi “Qershitë e Llapashticës” kanë përfunduar dhe ka mbet të vendoset sinjalizimi vertikal dhe ndriçimi. Punët në të gjitha lotet janë duke u zhvilluar konform kushteve të kontratës dhe me dinamikën e paraparë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

38 milionë euro janë ndarë për përfundimin e kësaj rruge nacionale, punimet e të cilës kanë rinisur para 10 muajve. Rruga Prishtinë-Podujevë kishte filluar të ndërtohet para tetë vitesh, dhe ende nuk ka përfunduar, ndonëse kur erdhi Qeveria e Albin Kurti kishte premtuar se rrugën problematike do ta përfundonte brenda një viti të qeverisjes.

Portali “Front Online” ka dërguar pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës për të marr një përgjigje lidhur me punimet në rrugën Podujevë-Prishtinë, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.