Shala i PDK’së: Për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta negociohet edhe me terr*oristë të shpallur ndërkombëtar

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i ka përmendur inflacionin dhe rritjet e tatimeve, duke thënë se këto janë rezultate të qeverisë aktuale. Në një postim në Facebook, Shala u shpreh se pavarësisht se janë rritur pensionet, ato janë rritur duke u negociuar me terroristë të shpallur ndërkombëtarisht, në një kohë kur tatimi në pronë është

tetor 13, 2024 - 00:00
 0  8
Shala i PDK’së: Për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta negociohet edhe me terr*oristë të shpallur ndërkombëtar
shala-i-pdk’se:-per-rritjen-e-pensioneve-te-kategorive-te-dala-nga-lufta-negociohet-edhe-me-terr*oriste-te-shpallur-nderkombetar

shala-i-pdk’se:-per-rritjen-e-pensioneve-te-kategorive-te-dala-nga-lufta-negociohet-edhe-me-terr*oriste-te-shpallur-nderkombetar

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i ka përmendur inflacionin dhe rritjet e tatimeve, duke thënë se këto janë rezultate të qeverisë aktuale.

Në një postim në Facebook, Shala u shpreh se pavarësisht se janë rritur pensionet, ato janë rritur duke u negociuar me terroristë të shpallur ndërkombëtarisht, në një kohë kur tatimi në pronë është rritur 100%, energjia mbi 120%, e inflacioni mbi 40%.

“Sot, secili qytetar jeton më keq se kanë jetuar para këtij mandati. Sot edhe Ushtria e Kosovës kanë problem me ushqim” u shpreh mes të tjerash Shala.

“Ministri i Financave paska deklaruar se paga mesatare është rritur për 104 euro! Sa për informacion Ministër, brenda këtij mandati të qeverisë, kemi pasur rritjen e tatimit në pronë 100% për ekonomitë familjare, ndërsa tatimi në pronë për bizneset është rritur mbi 200%.

Kemi rritjen e energjisë mbi 120%, kemi inflacionin mbi 40%, kemi rritjen e importeve mbi 5 miliardë, ikja masive e të rinjve nga vendi. Sot, secili qytetar jeton më keq se kanë jetuar para këtij mandati. Sot edhe Ushtria e Kosovës kanë problem me ushqim.”

Shala tuje thotë se ‘fatkeqësisht, ditëve të fundit mësojmë se për rritjen e pensioneve të kategorive të dala nga lufta negociohet edhe me terroristë të shpallur ndërkombëtar. Pra, këto janë rezultatet e ministrit Murati dhe kryeministrit Kurti në këtë mandat qeverisës.’