Shala për moscertifikimin e Listës Serbe: Vendim i motivuar politikisht

Ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka cilësuar vendim politik moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9-të shkurtit. Shala në emisionin “Raport” të Kanal10, deklaroi se KQZ duhet të merret me procesin zgjedhor në mënyrë të pavarur, ashtu siç e ka edhe misionin.  “KQZ-ja është organ i pavarur dhe

dhjetor 25, 2024 - 07:00
 0  4
Shala për moscertifikimin e Listës Serbe: Vendim i motivuar politikisht
shala-per-moscertifikimin-e-listes-serbe:-vendim-i-motivuar-politikisht

shala-per-moscertifikimin-e-listes-serbe:-vendim-i-motivuar-politikisht

Ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, e ka cilësuar vendim politik moscertifikimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9-të shkurtit.

Shala në emisionin “Raport” të Kanal10, deklaroi se KQZ duhet të merret me procesin zgjedhor në mënyrë të pavarur, ashtu siç e ka edhe misionin. 

“KQZ-ja është organ i pavarur dhe kompetencë e saj është t’i administroj zgjedhjet. Në kuadër të KQZ-së është edhe komisioni që merret me certifikimin e partive dhe kandidatëve për deputetë. Ky komision ka raporte zyrtare KGjK-në, KP-në, MPB-në e shumë institucione tjera. Kjo i ka rekomanduar KQZ-së që të certifikohet Lista Serbe me gjithë kadidatët e vet, mirëpo KQZ-ja nuk e ka pranua dhe nuk e ka certifikuar Listen Serbe. Arsyet nuk i di mirë, por Sami Kurteshin e kam parë në tv që e ka pasur një telefon në incizim. Konsideroj se është një vendim i motivuar politikisht”, tha ai. /Gazeta10/