SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë liderët evropianë dhe të NATO-s, menjëherë pas përfundimit të takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Takimi me liderët evropianë po zhvillohet në dhomën zyrtare të ngrënies në Shtëpinë e Bardhë, dhe paraprihet nga ajo që quhet “foto familjare”, një traditë simbolike në samite të […]

gusht 18, 2025 - 22:30
 0
SHBA/ Nis samiti mes Trump, Zelenskyt dhe liderët evropianë

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë liderët evropianë dhe të NATO-s, menjëherë pas përfundimit të takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Takimi me liderët evropianë po zhvillohet në dhomën zyrtare të ngrënies në Shtëpinë e Bardhë, dhe paraprihet nga ajo që quhet “foto familjare”, një traditë simbolike në samite të rëndësishme, si ky që pritet të ndodhë brenda pak minutash.

Trump i ka përshëndetur një nga një liderët evropianë që kanë mbërritur më herët gjatë ditës në Uashington, përpara se ai të ulej me Zelensky-n për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Pas takimit me presidentin ukrainas, Trump ka kaluar menjëherë te takimi me liderët e Europës, pa ndalur për pyetje nga media. Në një moment, Zelensky është parë duke qeshur me një koment të Trump-it, ndërsa qëndronte në krah të tij.