Shfaqja “Dredhitë e Patukut” magjeps publikun e Kumanovës në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë”

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë” [“Denovi na komedija”], publiku i Kumanovës pati mundësinë të ndjekë komedinë “Dredhitë e Patukut”, me autor Gjergj Fishta dhe regji nga Kushtrim Bekteshi. Shfaqja u mbajt në Shtëpinë e Kulturës Kumanovë. Interpretimi i trupës së Teatrit të Tetovës, përbërë nga aktorët Arsim Fazlija, Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Ermal […]

tetor 1, 2024 - 12:00
 0  3
Shfaqja “Dredhitë e Patukut” magjeps publikun e Kumanovës në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë”

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë” [“Denovi na komedija”], publiku i Kumanovës pati mundësinë të ndjekë komedinë “Dredhitë e Patukut”, me autor Gjergj Fishta dhe regji nga Kushtrim Bekteshi.

Shfaqja u mbajt në Shtëpinë e Kulturës Kumanovë.

Interpretimi i trupës së Teatrit të Tetovës, përbërë nga aktorët Arsim Fazlija, Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Ermal Çanga, Arta Zejneli, Blerim Ismani, Sami Mustafa, Abdulla Osmani dhe Sheqerije Ilazi ishte jashtëzakonisht i suksesshëm dhe u prit me shumë entuziazëm nga publiku kumanovar. Regjisori Kushtrim Bekteshi tregoi mjeshtëri në përshtatjen e veprës, duke e bërë atë të freskët dhe plot humor, ndërsa grupi teatral shkëlqeu me lojën e tyre plot dinamizëm e energji, duke sjellë një atmosferë të gjallë dhe të këndshme për të gjithë të pranishmit.

Falenderojmë Teatrin e Tetovës për një shfaqje të suksesshme dhe për kontributin e tyre të vazhdueshëm në pasurimin e jetës kulturore në rajon.


Njoftim për shfaqjen e radhës

Në kuadër të Festivalit “Ditët e Komedisë”, publiku i Kumanovës do të ketë mundësinë të ndjekë komedinë tjetër, “Burrat me Papuçe”, më 02 Tetor, të Mërkurën, në ora 20:00.

Vepra e autorit Miro Gavran do të vihet në skenë nën regjinë e Marigona Ferati Bekteshi, me pjesëmarrjen e aktorëve nga Teatri i Kumanovës: Kujtime Ahmeti, Sefedin Shabani, Faton Ibrahimi dhe Dea Pajaziti.

Shfaqja do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës Kumanovë.