Aktgjykimi për rastin e vdekjes së Frosina Kulakovës shpallet më 13 maj – i akuzuari pranon fajin
Gjykata Themelore Penale në Shkup do të shpallë më 13 maj aktgjykimin për rastin tragjik të aksidentit në të cilin humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova. Në seancën e parë gjyqësore The post Aktgjykimi për rastin e vdekjes së Frosina Kulakovës shpallet më 13 maj – i akuzuari pranon fajin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Gjykata Themelore Penale në Shkup do të shpallë më 13 maj aktgjykimin për rastin tragjik të aksidentit në të cilin humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova. Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur sot, i akuzuari Vasil Jovanov e pranoi fajin për aksidentin fatal që ndodhi më 29 janar 2025 në bulevardin “Arradhat Partizane”.
Sipas aktakuzës, Jovanov, i cili po ngiste automjetin “Pezho 207” pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, goditi për vdekje të renë në një kalim këmbësorësh me dritë të gjelbër. Automjeti i tij po lëvizte me shpejtësi 91 km/h dhe nuk ndaloi në semaforin e kuq. Goditja fatale i shkaktoi Frosinës lëndime të rënda, duke bërë që ajo të ndërronte jetë në vendin e ngjarjes.
Familja kërkon dënimin maksimal
Avokati i familjes së viktimës kërkoi nga gjykata që të shqiptohet dënimi maksimal për Jovanovin, i cili përballet me burgim deri në 20 vjet për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik”.
Ndërkohë, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Sashko Dukovski, kërkoi që të mos përhapen dezinformata se klienti i tij është përdorues droge, përcjell Flaka. Ai dorëzoi para gjykatës dokumente që tregojnë se Jovanov është sportist aktiv, përfshirë certifikata nga një klub boksi dhe një konfirmim nga federata e hendbollit se është lojtar i licencuar për KH Prolet 62.
“Pranojmë që kishte konsumuar alkool, por raportet e ekspertëve nuk konfirmojnë praninë e substancave narkotike. Kjo është e qartë në dokumentet e ekspertizës,” deklaroi Dukovski.
Aktakuzë edhe ndaj babait të të akuzuarit
Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj babait të Vasilit, Zoran Jovanov, për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Ai akuzohet se për një periudhë prej më shumë se dy vjetësh i ka lejuar djalit të tij të ngasë automjetin pa patentë, ndonëse e dinte për historikun e shkeljeve të rënda të tij në komunikacion.
Rasti ka ngjallur indinjatë të madhe në opinionin publik, me shumë qytetarë që kërkojnë dënime shembullore për shkelësit e rregullave të trafikut dhe përgjegjësinë e familjarëve që i lejojnë.
Gjykata pritet të japë vendimin më 13 maj. Flaka Media
The post Aktgjykimi për rastin e vdekjes së Frosina Kulakovës shpallet më 13 maj – i akuzuari pranon fajin appeared first on Flaka, në çdo lajm... .