SHGM kërkon tërheqjen e urdhrit nga drejtoresha organizative e Toksikologjisë
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon, siç thotë, përpjekjen për censurë dhe kufizimin e të drejtës së shprehjes nga ana e Besija Iljazi, drejtoreshë organizative e Klinikës së Toksikologjisë në Shkup. “Sipas denoncimit të sotëm nga anëtarë të SHGM-së, në hyrje të Klinikës së Toksikologjisë në Shkup, publikisht ishte theksuar urdhëri me çka […]
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon, siç thotë, përpjekjen për censurë dhe kufizimin e të drejtës së shprehjes nga ana e Besija Iljazi, drejtoreshë organizative e Klinikës së Toksikologjisë në Shkup.
“Sipas denoncimit të sotëm nga anëtarë të SHGM-së, në hyrje të Klinikës së Toksikologjisë në Shkup, publikisht ishte theksuar urdhëri me çka u ndalohet të punësuarve të kenë kontakt me gazetarë ose media. Në urdhërin nga data 20.05.2024, thuhet se në bazë të nenit 30 dhe 31 nga statuti i ISHP Klinika e Toksikologjisë – Shkup, ndalohet prania e paautorizuar, dhënia e deklaratave për publik përmes intervistave dhe thirrje e konferencave për media, me çka do të dëmtoheshin interesat dhe imazhi i klinikës”, sqarojnë nga SHGM.
Nga Shoqata theksojnë se urdhëri i tillë përfaqëson shkelje të lirisë së fjalës dhe gazetarisë profesioniste, në kundërshtim me Kushtetutën.
“Censura në Maqedoni është e ndaluar me nenin 16 të Kushtetutës së RMV-së. Institucionet shëndetësore publike dhe të gjitha institucionet publike në vend duhet të sigurojnë transparencë në punën e tyre dhe të informojnë për vendimet dhe punën e tyre dhe jo të ndalojnë informimin për tema me interes publik. Gazetarët janë të detyruar të publikojnë informacione që përmbajnë dyshime për abuzime të të gjithë bartësve të funksioneve publike, sepse janë të detyruar ta bëjnë këtë me Kodin e Gazetarisë, i cili thotë qartë se gazetari do të respektojë ligjet, por nuk do të publikojë apo fshehë asgjë që është në konflikt me interesin publik”, thonë nga SHGM.
Paralajmërojnë edhe fjalim formal në Ministrinë e këtij dikasteri dhe kërkojnë përgjegjësi nga drejtoresha e Klinikës së Toksikologjisë dhe nga të gjithë të përfshirët në miratimin e këtij urdhëri.
Gjithashtu, SHGM do të insistojë për tërheqje urgjente të urdhrit dhe vendosjen e transparencës në punën e Klinikës.
Në njoftimin në tabelën e shpalljeve në Klinikën e Toksikologjisë të nënshkruar nga drejtoresha organizative u ndalohet komunikimi të punësuarve me mediat pa lejen e saj.
“Ndalohet thirrja e paautorizuar e konferencave për mjetet e shtypura dhe elektronike të informimit, dhënien e intervistave etj, të cilat do të dëmtonin interesat dhe imazhin e klinikës. Takime me gazetarë, media të tjera vetëm me njoftim paraprak të u.d. drejtorit organizativ. Mosbindja ndaj këtij urdhri është subjekt i sanksioneve”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Iljazi.