“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek presidenti. Në një intervistë ekskluzive për Zona Zero në Top News, ai tha se aleatët e SHBA duhet të përgatiten për një luftë tregtare. “Jam i shqetësuar për politikat që do të ndjekë


Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare, gjatë administratës së parë të Donald Trump, John Bolton u shpreh i shqetësuar për politikat që po ndjek presidenti.
Në një intervistë ekskluzive për Zona Zero në Top News, ai tha se aleatët e SHBA duhet të përgatiten për një luftë tregtare.
“Jam i shqetësuar për politikat që do të ndjekë presidenti Trump në mandatin e tij të dytë. Kam merakun e një lufte tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe aleateve të vet dhe gjithashtu jam i shqetësuar për mënyrën sesi ai do të trajtoje luftën ne Ukrainë, lindjen e mesme.
Në të kaluarën ne kemi dëgjuar për politikat e ndjekura ndaj Ukrainës dhe jam i shqetësuar për pozicionin e ri të Shteteve të Bashkuara që e vendos Ukrainën në një pozicion të vështirë përballë Rusisë. Vërtet jam i shqetësuar se do jetë një 4-vjeçar i gjatë”, tha Bolton