Shkolla “Ismail Qemali” me mungesë të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta, kërkohet shtim i tyre

60 fëmijë me nevoja të veçanta aktualisht vijojnë mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë. E sfidë për këtë institucion arsimor është mungesa e asistentëve. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, drejtoresha e shkollës, Mimoza Krasniqi. Ajo ka thënë se të gjithë nxënësit janë të përfshirë në klasa të rregullta, teksa vetëm katër […]

shtator 8, 2024 - 14:00
 0  6
Shkolla “Ismail Qemali” me mungesë të asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta, kërkohet shtim i tyre
shkolla-“ismail-qemali”-me-mungese-te-asistenteve-per-femije-me-nevoja-te-vecanta,-kerkohet-shtim-i-tyre

shkolla-“ismail-qemali”-me-mungese-te-asistenteve-per-femije-me-nevoja-te-vecanta,-kerkohet-shtim-i-tyre

60 fëmijë me nevoja të veçanta aktualisht vijojnë mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë. E sfidë për këtë institucion arsimor është mungesa e asistentëve. Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, drejtoresha e shkollës, Mimoza Krasniqi.

Ajo ka thënë se të gjithë nxënësit janë të përfshirë në klasa të rregullta, teksa vetëm katër asistentë janë në këtë shkollë të cilët paguhen nga Komuna e Prishtinës.

“Shkolla ‘Ismail Qemaili’ është shkollë gjithëpërfshirëse, numri i fëmijëve me nevoja të veçanta është mbi 60 nxënës, kemi nxënës që të cilët janë vlerësuar prej ekipe komunale pedagogjike në bazë të rekomandimeve të ekipës mësueset mbështetëse funksionin dhomat burimore brenda shkollës, nxënësit me nevoja janë të përfshirë në të gjitha klasat e rregullta. Komplet cikli i ulët në çdo klasë ka fëmijë me nevoja që janë me nevoja të veçanta që janë me diagnoza të ndryshme nuk janë me të njëjta. Një pjesë kanë asistent privat që prindërit i paguajnë, mbi 10 fëmijë kanë asistente në nivel të shkollës”, ka thënë Krasniqi, teksa e sheh të domosdoshme shtimin e numrit të asistentëve.

“Shkolla për momentin ka katër asistente në nivel shkolle, të cilët janë me pagesë nga Komuna e Prishtinës, se janë të pranuar me konkurs të rregullt me konkurs të rregullt të Prishtinës dhe i vijojnë procesin në shkollën ‘Ismail Qemaili’. Fëmijët tjerë të cilët janë të vlerësuar nuk janë të mbuluar për arsye se nuk kemi numër më të madh të asistentëve, shkolla ka nevojë ende me pas asistente në nivel të shkollës por prindërit të cilët kanë mundësi i sjellin asistentë, në momentin që nuk kanë mundësi shkolla mundohet t’i gjej zgjidhje me asistente të cilët e kryejnë praktikën në kuadër shkollës sonë”, u shpreh ajo.

“Ndërsa mësueset mbështetëse i kanë të gjithë fëmijët që i monitorojnë e kanë orarin e caktuar se kur të merren me ata fëmijë mësuese mbështetëse të cilat janë në nivel të shkollës ‘Ismail Qemaili’. Shkolla jonë fillimisht ka punuar me klasë të autizmit, por me ndryshimin e udhëzimit klasa e autizmit është shndërruar në dhomë burimore, kur ka qenë klasa e autizimit fëmijët një mësuese mbështetëse i ka mbajtur dy fëmijët të cilët e kanë kryer prej klasës së parë deri në klasën e tetë. Kanë pasur ditarë dhe janë vlerësuar fëmijët, ndërsa me ndryshimin e udhëzimit të gjithë fëmijët janë shkuar nëpër klasa të rregullta dhe vlerësimin e bënë mësuesja e klasës që është e rregullt tani. Ka fëmijë që kanë asistentet në kuadër të financimit të prindërve”.

Krasniqi ka thënë se kohëve të fundit është rritur numri i nxënësve me nevoja të veçanta e të cilët janë me diagnoza të ndryshme.

“Vitet e fundit numri i nxënësve me nevoja të veçanta është shumë i rritur duke u bazuar në gjeneratat e kaluara që kemi pasur tre katër fëmijë në klasat në komplet aktivin e gjashta ose shtata këtë vit edhe parapake numri i fëmijëve me nevoja është në çdo klasë. Unë i kam në nëntë klasa të para në çdo klasë e kam fëmijë me nevoja të veçanta. Por nuk i kanë diagnozat e njëjta secili i ka specifikat e veçanta në bazë të rekomandimeve të mjekut psikologëve klinik, raporteve që i kanë prindërit, shkolla funksionin. Të gjithë nxënësit janë të barabartë në klasë me përjashtim me klasë që është bërë vlerësimi pedagogjik komunal”.

Në këtë shkollë, vijojnë fëmijë me autizëm, sindromen down e raste tjera, ndërsa puna me ta ka thënë se është goxha e vështirë.

“I kemi të gjitha kategoritë, fëmijët me autizëm, sindromen down dhe raste të tjera që kanë specifika të tjera të cilat i kanë diagnozat, secila mësuese e ka dosjen e tyre, secili fëmijë e ka dosjen e veçantë dhe e ka raportin e vlerësimit. Ka raste që ka shumë suksese ka raste që ka nevojë për shumë punë, varet prej secilës specifik të fëmiut. Unë i rekomandoj të gjithë prindërit se të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës të kenë asistencë dhe të punohet me fëmijët me nevoja të veçanta. Nuk është vetëm shkolla jonë që duhet me i pranuar këta fëmijë, për shkak të numrit të madh bëjë apel me pas mirëkuptim sepse ka numër shumë të madh numrit dhe na pamundëson me i përfunduar shërbimet adekuate për secilin fëmijë”, u shpreh ajo.