OVL e UÇK-së në Ferizaj kërkon nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj ka reaguar pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, nga policia e Maqedonisë së Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia. Në reagim, OVL-ja e UÇK-së në Ferizaj shprehën indinjatën e thellë për arrestimin e Ramadanit mesditën e sotme, teksa thanë se akuzat […]

Korrik 18, 2024 - 06:55
 0  3
OVL e UÇK-së në Ferizaj kërkon nga Shkupi lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit
ovl-e-uck-se-ne-ferizaj-kerkon-nga-shkupi-lirimin-e-menjehershem-te-blerim-ramadanit

ovl-e-uck-se-ne-ferizaj-kerkon-nga-shkupi-lirimin-e-menjehershem-te-blerim-ramadanit

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj ka reaguar pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, nga policia e Maqedonisë së Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Në reagim, OVL-ja e UÇK-së në Ferizaj shprehën indinjatën e thellë për arrestimin e Ramadanit mesditën e sotme, teksa thanë se akuzat për të janë të fabrikuara nga Serbia.

“Blerim Ramadani gjatë mesditës së sotme u arrestua nga organet policore të  Republikës Veriore të  Maqedonisë, për shkak të veprimtarisë së tij të ngjeshur në shërbim të luftës për çlirim, akuza të fabrikuara këto nga  shteti i Serbisë. Aktakuzat e fabrikuara dhe arrestimet e bashkëluftëtarëve ende sot pas 25 viteve janë të padrejta dhe shqetësuese për të gjithë ne veteranët”.

“OVL UÇK dega në Ferizaj bën apel tek shteti maqedonas që menjëherë të lirojë Blerim Ramadanin, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Drejtësisë që të përdorë të gjitha mjetet diplomatike e juridike për lirimin sa më të shpejtë të bashkëluftëtarit të lirisë, veteranin e ditëve të para”, thuhet në reagim.

Më tej, dega e OVL-së në Ferizaj tha se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe sipas tyre, ishte dhe do të mbetet e pacenueshme e nuk do të njolloset asnjëherë.

Ndërsa, ministria e Punëve të Jashtme e Kosovvës në një përgjigje për Klankosova.tv ka thënë se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, është angazhuar intensivisht për ta trajtuar këtë rast

“Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani”, thuhet tutje në përgjigje.