Shoku i tij shqiptar u vra në Belgjikë, reagon Van Damme: Humba një mik të madh
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Anderlecht të Belgjikës, ku 61-vjeçari shqiptar Ndue Melyshi ka humbur jetën tragjikisht pasi u qëllua me armë zjarri nga qeramarrësi i tij, pas një konflikti në lagjen Itterbeek. Melyshi, i njohur edhe si Noel, ishte pronar i kafenesë lokale “Maison Haute”, e cila frekuentohej nga […]


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para dy ditësh në Anderlecht të Belgjikës, ku 61-vjeçari shqiptar Ndue Melyshi ka humbur jetën tragjikisht pasi u qëllua me armë zjarri nga qeramarrësi i tij, pas një konflikti në lagjen Itterbeek.
Melyshi, i njohur edhe si Noel, ishte pronar i kafenesë lokale “Maison Haute”, e cila frekuentohej nga shumë bashkatdhetarë dhe vendas.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe aktori i njohur botëror, Jean Claude Van Damme.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai tregoi se po shërohej nga një operacion në shpinë në një spital në Francë, por u ngrit në këmbë për të bërë simbolin e shqiponjës në nder të Melyshit dhe gjithë Shqipërisë.
“Përshëndetje miqtë e mi anembanë botës.
Sapo kam humbur një mik të madh, Noel Mylyshi nga Shqipëria. Rrethanat ishin shumë të vështira – nuk dua të hyj në detaje – por dua t’i shpreh gjithë ngushëllimet dhe dashurinë time familjes së tij.
Jam ende duke u rikuperuar këtu në Francë pas një ndërhyrjeje të vogël në shpinë, dhe shpresoj që pas disa javësh të jem mjaftueshëm i fortë. Po çohem të bëj simbolin e famshëm të Shqipërisë në nder të tij”, ka shkruar Van Damme.
