Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e shqetësuar rreth zhvillimeve të fundit në përzgjedhjen e anëtarëve të ASHMAA-it
Në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime ku në rend dite ishte përzgjedhje e kandidatëve të propozuar për anëtar të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAAA) ka reaguar Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), transmeton Portalb.mk. “Shprehim shqetësimin për zgjedhjen e sotme të kandidatëve të […]
Në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime ku në rend dite ishte përzgjedhje e kandidatëve të propozuar për anëtar të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAAA) ka reaguar Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), transmeton Portalb.mk.
“Shprehim shqetësimin për zgjedhjen e sotme të kandidatëve të propozuar për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime”, deklaruan nga SHGM-ja, duke vlerësuar se në këtë seancë mungoi transparenca.
Ata theksojnë se disa nga kandidatët e përzgjedhur nuk i plotësojnë as kushtet e kërkuara, ndërsa disa tjerë problematike e kanë edhe historinë partiake, ndërkohë u anashkaluar kandidatët me karrierë profesionale.
“Theksojmë se puna e rregullatorit të medias është nën vëzhgimin e rregullt nga Komisioni Evropian dhe organizata të tjera të besueshme si Reporterët pa Kufij dhe Freedom House”, paralajmëruan nga SHGM-ja, duke kërkuar nga deputetet të tregojnë përgjegjësi gjatë përzgjedhjes.
Shoqata alarmoi se kjo mënyrë e përzgjedhjes ka hapur vend për dyshime, duke përkujtuar se Këshilli duhet të jetë i pavarur.
Ndryshe, Komisioni për zgjedhje dhe emërime sot (29 janar) ka përzgjedhur shtatë kandidatët e propozuar për anëtarë në Këshillin e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA). Shtatë anëtarët e përzgjedhur në Komision janë: Viktor Pavlovski, Sasho Stefanovski, Petar Gjurovski, Cvetanka Minovska, Afrona Vërzivolli, Nafije Selmani dhe Gordana Majnova.
Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audio-Vizuale (AShMAA) dhe Këshillit Programor të RTM-së, zvarritet prej vitesh, për faktin se partitë maqedonase nuk arrinin të gjejnë gjuhë të përbashkët.
Kujtojmë se edhe në Raportin e fundit të Komisionit Evropian, u kërkua një gjë e tillë, pra të emërohen anëtarë të Këshillit Programor të Transmetuesit Publik dhe Këshillin Rregullator të Medias.