Shoqata qytetare Margus organizoi promovimin e librit “Qeverisja e Shqipërisë gjatë LDB-së”
Shoqata qytetare Margus në bashkëpunim me shoqatën ABC Poetike organizuan promovimin e librit “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944)”, të autorit nga Shkodra, historianit, ish-drejtorit të Arkivit të Shqipërisë, Gjet Ndoj, në ambientet e komunës, gjegjësisht në sallën e madhe të komunës së Çairit në Shkup. Të pranishëm ishin studiuesë nga Shqipëria, […]
Shoqata qytetare Margus në bashkëpunim me shoqatën ABC Poetike organizuan promovimin e librit “Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1944)”, të autorit nga Shkodra, historianit, ish-drejtorit të Arkivit të Shqipërisë, Gjet Ndoj, në ambientet e komunës, gjegjësisht në sallën e madhe të komunës së Çairit në Shkup.
Të pranishëm ishin studiuesë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës dhe mysafirë e dashamirë të librit. Në këtë promovim fjalën e morën dhe e përshëndetën punën e autorit Gjet Ndoj, ku e vlerësuan lart librin në fjalë, studiuesit si: Alfred Duka – avokat dhe studiues, Ismet Azizi-studiues dhe kryetar i KOSOVA PËR SANXHAK-un, nga Gjilani, prof. dr. Vebi Xhemaili, profesor i historisë në universitetin e Tetovës, Naser Curri, ish drejtor i shtëpisë përkujtimore Nënë Tereza – Shkup, Astrit Memia – pedagog, njëherit edhe kryetar i shoqatës mbarëshqiptare IMAZH MEDIA, dhe Fitim Nuhiu – publicist, përfaqësues i shoqatës MARGUS – Shkup.