Shqiptari xheloz i kafshon veshin gruas dhe tenton ta mbysë duke e goditur me çekiç

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, i ka kafshuar veshin dhe e ka goditur me çekiç në kokë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 25 prillit, sapo vajza e vogël kishte dalë nga shtëpia dhe pas një debati për motive xhelozie. Shqiptari e ka goditur me shuplakë bashkëshorten, e […] The post Shqiptari xheloz i kafshon veshin gruas dhe tenton ta mbysë duke e goditur me çekiç appeared first on InfoShqip.com.

maj 21, 2024 - 22:01
 0  9
Shqiptari xheloz i kafshon veshin gruas dhe tenton ta mbysë duke e goditur me çekiç

Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, i ka kafshuar veshin dhe e ka goditur me çekiç në kokë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 25 prillit, sapo vajza e vogël kishte dalë nga shtëpia dhe pas një debati për motive xhelozie. Shqiptari e ka goditur me shuplakë bashkëshorten, e ka grushtuar dhe shkelmuar duke rritur volumin e televizorit në maksimum për të mbuluar britmat e saj. Kur gruaja ka filluar të rezistojë, shqiptari ka filluar ta kafshojë, duke i shkëputur me dhëmbë një pjesë të veshit dhe në fund ka tentuar ta mbysë duke e goditur me çekiç në kokë.

Gruaja, ndonëse e plagosur dhe thuajse e pavetëdijshme ka arritur të çlirohet nga duart e të shoqit dhe ka kërkuar ndihmë nga banorët e tjerë. Kur policia e San Mauro Pascolit dhe Karabinierët ndërhynë me shpejtësi, burri u largua duke humbur gjurmët.

Hetimet e karabinierëve në San Mauro Pascoli kanë vijuar menjëherë dhe rezultatet erdhën pasditen e së dielës së kaluar, kur shqiptari u arrestua në parkun e qytetit të Komunës Garbagnate Milanese. Burri ka qenë në shoqërinë e disa bashkatdhetarëve, pozita e të cilëve është duke u shqyrtuar nga Prokuroria Publike. Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burgun “San Vittore” në Milano ku do të qëndrojë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

The post Shqiptari xheloz i kafshon veshin gruas dhe tenton ta mbysë duke e goditur me çekiç appeared first on InfoShqip.com.