Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Kosovë, u kap gjatë kontrabandës së veshmbathjeve
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është kapur në tentativë për të kontrabanduar veshmbathje nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Policia e Kosovës njofton se i dyshuari po qëndron në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore. “Më […]
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është kapur në tentativë për të kontrabanduar veshmbathje nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Policia e Kosovës njofton se i dyshuari po qëndron në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor për procedura të mëtejme ligjore.
“Më datë 21.09.2024, duke u bazuar në informatat inteligjente dhe gjatë aktiviteteve taktiko-operative në teren, rreth orës 20:00 në fshatin Seqishte të Hanit të Elezit, kanë vërejtur një automjet të dyshuar duke tentuar të kaloj vijën kufitare dhe menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar të njëjtën.
Drejtuesi i automjetit, me iniciale (Z.A.) i moshës rreth 40 vjeçare M/SH/RMV me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, duke tentuar për t’u larguar (ik) në drejtim të territorit të RMV-se, ka shkaktuar vet aksident me dëme materiale. Policia ka tërhequr automjetin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se brenda tij kishte të ngarkuar: · 120 palë këpuce (patika) · 260 palë veshje (duksa dhe trenerka)
Dyshohet se malli është tentuar të kontrabandohet nga territori i Republikës së Kosovës në territorin e Republikë së Maqedonisë së Veriut përmes rrugëve malore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.