Shtyhet seanca e rigjykimit ndaj ish-policëve të cilët akuzohen për marrje ryshfeti
Për shkak të mungesës së të akuzuarit, Lutfi Menxhiqi, është shtyrë seanca e sotme, në rastin ku bashkë me Menxhiqin për marrje ryshfeti po akuzohet edhe Lavdim Osmani. Lidhur me mungesën e të akuzuarit Menxhiqi njoftoi kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Sulltane Hoti, e cila tha se sot në mëngjës kishte pranuar raportin mjeksorë të
Për shkak të mungesës së të akuzuarit, Lutfi Menxhiqi, është shtyrë seanca e sotme, në rastin ku bashkë me Menxhiqin për marrje ryshfeti po akuzohet edhe Lavdim Osmani.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Menxhiqi njoftoi kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Sulltane Hoti, e cila tha se sot në mëngjës kishte pranuar raportin mjeksorë të të njëjtit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, sipas mbrojtësit të Menxhiqit, avokatit Skendër Musa, i njejti është në regjim të shtruar dhe në terapi për tre javë.
“Këtë mëngjes e mora edhe unë lajmin se është në gjendje të rëndë shëndetsore dhe mjeku i ka rekomandu regjim shtrati dhe marrje të terapisë, prandaj propozoj që të shtyhet seanca e sotme në një afat më shumë se tri javë”, tha avokati Musa.
Lidhur me këtë propozim prokurori i rastit, Zef Prendrecaj tha se kjo është vetëm arsye për të zvarritur rastin.
“Duket qartë që esenca është shtyreja e këtij rasti dhe kërkoj një kopje të këtij raporti dhe të caktohet sa më shpejt seanca e radhës” tha prokurori.
Pasi që nuk patë kshte për të vazhduar me këtë seancë e njejta us hty për një datë tjetër.
Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës, më 14 shkurt të vitit 2022, kishte shpallur fajtorë Osmanin dhe Menxhiqin duke i dënuar në total me 12 vite burgim dhe me 8 mijë euro gjobë.
Mirëpo, Gjykata e Apelit, më 3 maj 2023, ka marrë vendim, përmes të cilit ka anuluar aktgjykimin e Themelores dhe ka kthyer në rigjykim çështjen penale ndaj Menxhiqit dhe Osmanit.
Vendimi i Apelit për këtë çështje erdhi pas mbajtjes së seancës në këtë gjykatë më 5 prill 2023, ku edhe ishin shqyrtuar ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve, për Lavdim Osmanin, avokati Muhamet Mujaj dhe për Lutfi Menxhiqin, avokati Skender Musa.
Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 30 qershor 2020, Osmani dhe Menxhiqi, po akuzohen se në fillim të muajit nëntor 2019, në cilësinë e hetuesve në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kishin pranuar ryshfet nga Driton Berisha dhe D.H, në mënyrë që mos të ndërmarrin veprime për luftimin e lojërave të fatit.