Haradinaj premton rritje pagash prej 50% në sektorin e arsimit dhe digjitalizim të plotë të procesit mësimor

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë (A.U.K). Haradinaj gjatë këtij bashkëbisedimi ka ndarë planet e AAK-së për, siç tha, transformimin e arsimit të lartë në Kosovë. “Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me studentët e RIT (A.U.K); një gjeneratë e jashtëzakonshme e të rinjve tanë që

dhjetor 5, 2024 - 14:00
 0  6
Haradinaj premton rritje pagash prej 50% në sektorin e arsimit dhe digjitalizim të plotë të procesit mësimor
haradinaj-premton-rritje-pagash-prej-50%-ne-sektorin-e-arsimit-dhe-digjitalizim-te-plote-te-procesit-mesimor

haradinaj-premton-rritje-pagash-prej-50%-ne-sektorin-e-arsimit-dhe-digjitalizim-te-plote-te-procesit-mesimor

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Amerikan në Kosovë (A.U.K).

Haradinaj gjatë këtij bashkëbisedimi ka ndarë planet e AAK-së për, siç tha, transformimin e arsimit të lartë në Kosovë.

“Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me studentët e RIT (A.U.K); një gjeneratë e jashtëzakonshme e të rinjve tanë që po përgatiten për të ardhmen. Ndava me ta vizionin tonë për transformimin e arsimit të lartë në Kosovë. Nuk ka më kohë për premtime – duhet veprim i menjëhershëm dhe reforma rrënjësore”.

Ai më pas ka renditur planet e tij për “transformimin e arsimit të lartë”.

“Çka do të bëjmë?

Rritje të buxhetit për arsimin në 6% të GDP-së

50% rritje page për të gjithë punëtorët e arsimit

Implementim të modelit gjerman të arsimit dual

Investime të mëdha në fushat STEM

Trajtim të barabartë për universitetet publike dhe private

Digjitalizim të plotë të procesit mësimor”.

Haradinaj ka shtuar se studentët e RIT e bindën “edhe një herë se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm”.

“Studentët e RIT më bindën edhe një herë se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm. Por ky talent kërkon përkrahje institucionale dhe kushte të duhura. Me planin tonë, do të ndërtojmë një sistem arsimor që përgatit të rinjtë për tregun e punës dhe që i mban ata në Kosovë. Bashkë do ta bëjmë Kosovën Fituese – një qendër rajonale të dijes dhe inovacionit”, është shprehur Haradinaj.