Shumica parlamentare refuzon kërkesën e Snopçes – Ligji i ri përjashton mërgatën
Shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën e deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, për tërheqjen nga rendi i ditës të propozim-ligjit për plotësim dhe The post Shumica parlamentare refuzon kërkesën e Snopçes – Ligji i ri përjashton mërgatën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Shumica parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën e deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, për tërheqjen nga rendi i ditës të propozim-ligjit për plotësim dhe ndryshim të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, transmeton Flaka Media
Sipas Snopçes, ndryshimet ligjore do të përjashtojnë diasporën nga përllogaritja e numrit të banorëve rezidentë dhe do të sjellin ulje të numrit të këshilltarëve në këshillat komunalë – me ndikim më të madh në komunat shqiptare.
“Sot nga foltorja e Kuvendit kërkova të hiqet nga rendi i ditës propozim ligji për ndryshim të ligjit për vetëqeverisje lokale. Fatkeqësisht, kërkesa ime u refuzua nga shumica parlamentare. Kjo ndodh ndërkohë që qeveria, edhe pas tre muajsh, nuk është prononcuar për interpretimin autentik mbi përllogaritjen e numrit të këshilltarëve”, ka thënë Snopçe.
Ai theksoi se një vendim i qeverisë tashmë ka sjellë ulje të numrit të këshilltarëve pa marrë parasysh votuesit nga mërgata, gjë që sipas tij është e papranueshme.
“Mërgata ka rol të drejtpërdrejtë përmes votës dhe nuk mund të injorohet. Nëse nuk bëhet përmirësimi i këtij ligji, ne nuk do ta përkrahim në votim, për të cilin kërkohet shumicë me Badinter”, përfundoi deputeti i ASH-së. Flaka Media
The post Shumica parlamentare refuzon kërkesën e Snopçes – Ligji i ri përjashton mërgatën appeared first on Flaka, në çdo lajm... .